Kancelari gjerman Friedrich Merz tha të mërkurën se marrëdhënia e tij me presidentin amerikan Donald Trump mbetet e mirë, pavarësisht përplasjeve për luftën në Iran, por ai ripërsëriti shqetësimet për ndikimin ekonomik të konfliktit.
“Nga perspektiva ime, marrëdhënia ime personale me presidentine SHBA-ve mbetet e mirë. Unë thjesht kam pasur dyshime që nga fillimi për luftën në Iran. Kjo është arsyeja pse e kam bërë të qartë këtë,” tha Merz për gazetarët. Sipas tij Gjermania dhe Evropa, po vuajnë pasoja e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit.
Lexo edhe :
“Kjo ka një ndikim të drejtpërdrejtë në furnizimin tonë me energji dhe një ndikim të madh në performancën tonë ekonomike,” shtoi Merz.
Të martën, Trump kritikoi Merz për qëndrimin e tij, duke thënë në një postim në rrjetet sociale se kancelari gjerman mendonte se ishte në rregull që Irani të kishte një armë bërthamore dhe se ai nuk e dinte se çfarë po fliste.
Komentet e Trump erdhën pas kritikave të mëhershme të Merz, kur ai tha se liderët e Iranit po “poshtërojnë” Shtetet e Bashkuara dhe se presidenti amerikan nuk ka një strategji për daljen nga lufta.




