Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë ekuipazhin e misionit historik Artemis II, gjatë një takimi dhe konference për shtyp në Zyrën Ovale. Katër astronautët Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen u nderuan për arritjen e tyre në këtë mision të rëndësishëm.
Gjatë fjalës së tij, Trump i vlerësoi astronautët për guximin dhe aftësitë e tyre, por nuk mungoi as humori, duke thënë se nuk do ta kishte të vështirë të ishte pjesë e një misioni të tillë, duke përmendur gjendjen e tij të mirë fizike.
Misioni Artemis II theu rekordin e vendosur nga Apollo 13 për distancën më të madhe të përshkuar nga Toka, duke arritur mbi 406 mijë kilometra. Udhëtimi 10-ditor përfundoi me sukses më 10 prill në Oqeanin Paqësor pranë San Diegos, kur kapsula Orion realizoi një ulje të saktë në ujë.
Trump e përshëndeti vendimin, duke e cilësuar si pozitiv dhe duke sugjeruar që disa shtete mund të rishikojnë hartat elektorale përpara zgjedhjeve të ardhshme.
Në fund, Trump njoftoi se administrata e tij planifikon të publikojë më shumë informacione mbi UFO-t në të ardhmen e afërt, duke theksuar se disa prej tyre mund të jenë “shumë interesante për publikun”.
/vizionplus.tv



