Moska po përgatitet të rekrutojë të paktën 18 mijë e 500 luftëtarë të huaj deri në vitin 2026, sipas asaj që ka zbuluar agjencia e inteligjencës ushtarake ukrainase Hur. Kështu shkruan Kyiv Independent.
Raporti i inteligjencës, hartuar në kuadër të projektit “Dua të jetoj”, një linjë telefonike aktive 24 orë në ditë që inkurajon luftëtarët e rreshtuar me Rusinë të dorëzohen tek forcat ukrainase, sugjeron se Kremlini do të kërkojë kryesisht të rekrutojë qytetarë nga vendet e Azisë Qendrore, përfshirë Kazakistanin, Kirgistanin, Uzbekistanin dhe Taxhikistanin.
Sipas Hur, Rusia do të vazhdojë të intensifikojë rekrutimin edhe në vendet në zhvillim në Azi dhe Afrikë, duke u përqendruar tek Bangladeshi, Çadi, Sudani dhe Burundi. Moska u ka dhënë objektiva specifikë mobilizimi oficerëve të rekrutimit, me synimin që luftëtarët e huaj të përfaqësojnë nga 0,5% deri në 3,5% të personelit në çdo zonë të frontit, në varësi të rajonit.



