U hakuan telefonat e 300 personaliteteve të rëndësishme me “phishing”, Gjermania drejton gishtin nga Rusia

featured
Press Online
27 Prill 2026, 03:53

Berlini fajëson Rusinë për sulme të përsëritura kibernetike që synojnë platformën Signal.

Përmes saj, politikanë, diplomatë, personel ushtarak dhe gazetarë gjermanë dyshohet se janë shënjestruar nga sulme kibernetike që nga muaji shkurt, nëpërmjet strategjisë së harkimit me ‘phishing’.

Siç raportohet nga qarqet qeveritare gjermane, qeveria federale vlerëson se operacioni elektronik i “phishing” kundër shërbimit specifik të mesazheve u organizua, me një probabilitet të lartë, nga shteti rus ose subjekte të lidhura me shtetin.

Nga ky sulm raportohet se kanë rënë ‘viktima’ të paktën 300 personalitete në fusha të ndryshme në vend, mes tyre edhe presidentja e Bundestagut, Julia Kloeckner, teksa ka dyshime se mund të jetë hakuar edhe telefoni i kancelarit Friedrich Merz.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.