Mohamed Salah i ka dhënë lamtumirën para kohe fushës me fanellën e Liverpoolit, pasi një lëndim në kofshë (hamstring) në fitoren 3-1 ndaj Crystal Palace do ta mbajë jashtë për pjesën e mbetur të sezonit.
Lajmi është konfirmuar nga drejtori i kombëtares së Egjiptit, Ibrahim Hassan, i cili njoftoi se pas nëntë sezonesh të lavdishme në “Anfield”, rrugëtimi i 33-vjeçarit me “Reds” mbyllet këtu, pasi koha e rikuperimit prej katër javësh e pamundëson paraqitjen e tij në ndeshjet e mbetura.
Ndonëse Salah nuk do të mund të luajë më, ai pritet të jetë gati për Botërorin 2026 që nis në qershor, ndërsa lamtumira e tij zyrtare me tifozët e Liverpoolit do të bëhet me fjalim pas ndeshjes përmbyllëse ndaj Brentfordit.



