Në një lidhje dashurie? Ish-banorja e BBV 5: Mos më nxirr namin..

Press Online
27 Prill 2026, 15:45

lsh-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Armela Hyseni, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “She’s on air” në Top Albania Radio.

E ngacmuar nga gazetarja se ka marrë vesh se është në një lidhje, Armela e përgënjeshtroi, madje duke qeshur shtoi:

“Të lutem mos ma nxirr namin se do të ngel beqare gjithë jetën.

Më pas Armela foli për trëndafilat që ka marrë dhuratë, duke thënë se ishte një gjest i bukur, por nuk ka asgjë më shumë. Madje me humor u bën thirrje djemve që pret më shumë lule.


Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter