Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim

featured
Press Online
27 Prill 2026, 00:14

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Sipas njoftimit, arrestimi është realizuar nga Njësia e Arrestimeve e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, në kuadër të veprimeve të vazhdueshme për kapjen e personave të dyshuar dhe të dënuar për vepra penale.

I arrestuari është A.E., 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për “vrasje në tentativë”.

Pas arrestimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.