Arrestohet shoferi që goditi këmbësorin në Kërçovë, i merret vetura

featured
Press Online
26 Prill 2026, 15:36

Më 25.04.2026, rreth orës 10:10 në Kërçovë, në afërsi të rrethrrotullimit në rrugën magjistrale drejt Gostivarit, zyrtarë policorë nga DPB Kërçovë kanë privuar nga liria personin T.H. (57) nga Kërçova, pasi duke drejtuar automjetin “Mazda” me targa të Kërçovës, ka goditur këmbësorin S.K. (60) nga Kërçova.

​S.K. është dërguar në Qendrën Medicinale në Kërçovë, ku nga ana e mjekut janë konstatuar lëndime trupore. Me udhëzim të prokurorit publik, shoferi T.H. është ndaluar, ndërsa automjeti është sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet kallëzimi penal përkatës.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.