Për ju që jeni kurioz, ja si po shkojn lidhja e Brikenës dhe Matesos jashtë BBVA!

featured
Press Online
25 Prill 2026, 23:04

Brikena dhe Mateo kanë kurorëzuar lidhjen e tyre simbolike brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, duke i thënë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni dasme që u zhvillua sipas traditës së formatit.

Momenti i shumëpërfolur u kthye në një nga skenat më të komentuara të sezonit, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe ndjekësve të reality show-t.

Edhe pas përfundimit të eksperiencës në shtëpi, duket se lidhja e tyre nuk ka mbetur vetëm brenda lojës. Çifti vazhdon të mbajë simbolin e atij momenti të veçantë, unazat që shkëmbyen gjatë ceremonisë, të cilat janë kthyer në një shenjë të vazhdimësisë së raportit të tyre.

Së fundmi, Mateo ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet duke i mbajtur dorën Brikenës.

Në fokus të imazhit bien pikërisht unazat që të dy vazhdojnë t’i mbajnë, duke nxitur reagime dhe komente nga ndjekësit e tyre. Postimi është interpretuar nga fansat si një konfirmim i qartë se marrëdhënia e tyre po vijon edhe jashtë kamerave.

Lidhja e Brikenës dhe Mateos duket se po ecën me ritme të qëndrueshme, pavarësisht distancës gjeografike mes Kosovës dhe Shqipërisë. Dyshja po vazhdon të takohet dhe të kalojë kohë së bashku, duke treguar se raporti i tyre nuk është ndikuar nga largësia. Për shumë ndjekës, ata mbeten një nga çiftet më të komentuar të këtij edicioni.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.