Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

28 Nëntor 2026

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

28 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Vazhdimi i bisedimeve në Uashington, shtohen shpresat për zgjatjen e armëpushimit Izrael-Liban

Press Online23 Prill 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Bisedimet për armëpushim mes Izraelit dhe Libanit do të vijojnë edhe sot në Uashington, në një përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Negociatat në nivel ambasadorësh nisën një ditë më parë, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa armëpushimi 10-ditor pritet të skadojë të dielën, më 26 prill.

Sipas raportimeve, delegacioni libanez ka hyrë në bisedime me synimin për të zgjatur armëpushimin e brishtë deri në një muaj, si dhe për të hapur rrugën drejt negociatave më të thelluara.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, i ka bërë thirrje Bejrutit të bashkëpunojë kundër Hezbollahut, të cilin e cilësoi si “shtet terrorist brenda territorit libanez”. Megjithatë, ai theksoi se mes dy vendeve “nuk ka mosmarrëveshje serioze”. Zhvillimet diplomatike vijnë në një moment tensioni të lartë, pasi një gazetar libanez u vra pas një sulmi izraelit në Liban një ditë më parë.

Autoritetet në Bejrut akuzuan Izraelin për “krime kundër njerëzimit”, duke rritur më tej përplasjet politike dhe diplomatike mes palëve. Pavarësisht armëpushimit, si Izraeli ashtu edhe Hezbollahu kanë vijuar me sulme sporadike ndaj njëri-tjetrit.

Izraeli mban kontroll në jug të Libanit deri në lumin Litani, duke synuar krijimin e një zone tampon për sigurinë e tij, ndërsa Hezbollahu e kundërshton ashpër këtë prani. Ndërkohë, brenda Libanit ka përçarje, pasi qeveria kërkon çarmatimin paqësor të Hezbollahut, ndërsa vetë grupi ka kritikuar hapur bisedimet me Izraelin.

Armiqësitë mes palëve u rikthyen më 2 mars, kur Hezbollahu ndërmori sulme në mbështetje të Iranit, në kuadër të tensioneve më të gjera rajonale.

Tashmë, bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-të synojnë të vendosin një marrëveshje më të qëndrueshme dhe t’i japin fund luftimeve në kufirin Izrael-Liban.

Previous ArticleZbulohet, Diona Fona dikur ka qenë e dashura e këtij fermeri
Next Article Mishi i kuq dhe alkooli në listën e ushqimeve që rrisin rrezikun e kancerit

Lajme të ngjashme

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

28 Nëntor 2026 GLOBI

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

28 Nëntor 2026 GLOBI

Lukashenko: Nëse Ukraina i takon Rusisë, Moska duhet t’i kthehet Mongolisë

28 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermania dhe Austria përsërisin thirrjen për pronësi evropiane të operacioneve të TikTok-ut

28 Nëntor 2026 GLOBI

Eisenkot arrin marrëveshje koalicioni me “Demokratët”, synon t’i japë fund qeverisjes së Netanyahut

26 Nëntor 2026 GLOBI

Meloni: Lufta në Ukrainë nuk duhet të zgjerohet në Mesdhe

26 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin, kohëzgjatjen…

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Më shumë se çdo i dyti person i punësuar në Zvicër është…

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Paga mesatare vjetore për punonjësit me orar të plotë në Bashkimin Evropian…

Lukashenko: Nëse Ukraina i takon Rusisë, Moska duhet t’i kthehet Mongolisë

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka vënë në pikëpyetje argumentet historike që…

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar 28 Nëntorin –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.