Magyar: Kush kërkohet nga ICC do arrestohet, përfshirë edhe Netanyahun

featured
Press Online
21 Prill 2026, 20:59

Kryeministri i zgjedhur i Hungarisë, Péter Magyar, ka deklaruar se do të pengojë tërheqjen e Budapestit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC), shkruan corriere.it.

“Kjo do të thotë se personat e kërkuar nga ky institucion do të arrestoheshin nëse do të hynin në vend. Mes tyre do të ishte edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu”, theksoi ai.

“Besoj se nëse një vend është anëtar i Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe një person i kërkuar nga kjo gjykatë hyn në territorin tonë, atëherë ai person duhet të arrestohet”, është shprehur Magyar.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter