Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

28 Nëntor 2026

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

28 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Bernardo Silva drejt Barcelonës? Faktori familjar që mund ta vendosë transferimin

Press Online21 Prill 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Bernardo Silva është në kërkim të skuadrës së re pas konfirmimit të largimit nga Manchester City, ndërsa një detaj jashtë fushës mund të ndikojë ndjeshëm në destinacionin e tij të ardhshëm, lidhjet familjare në Barcelonë.

Sipas raportimeve të gazetës Sport, mesfushori portugez pritet të vendosë duke e vënë në plan të parë projektin sportiv dhe aspektin familjar, më shumë sesa ofertat financiare.

Mediumi shkruan se Silva “dëshiron të vazhdojë të garojë në nivelin më të lartë dhe të jetojë pranë rrethit të tij të afërt”.

Në këtë kontekst, Barcelona po shihet si një opsion gjithnjë e më i mundshëm, pasi në qytetin katalanas jetojnë motra e bashkëshortes së tij dhe bashkëshorti i saj, çka mund të jetë një faktor vendimtar në zgjedhjen finale.

Ai ishte pranë kalimit në “Camp Nou” edhe më herët, por negociatat nuk u finalizuan.

Babai i lojtarit, duke iu referuar kontakteve të vitit 2022, ka deklaruar se pati bisedime, por jo në kohën e duhur: “Kishte shumë biseda me Barçën, por nuk bënë një ofertë zyrtare kur ne mendonim se ishte momenti i duhur. Kur ajo erdhi, kuptuam se nuk ishte më koha e përshtatshme për të gjitha palët”.

Përveç Barcelonës, Bernardo Silva po monitoron edhe opsione të tjera, si Juventusin, Benficën, si dhe disa klube nga MLS në SHBA dhe liga saudite.

Megjithatë, sipas Sport, Barcelona mbetet destinacioni më tërheqës në këtë fazë, edhe pse realizimi i transferimit do të kërkonte një kompromis financiar nga ana e lojtarit, për shkak të situatës ekonomike të klubit katalanas.

Previous ArticleNaim Murseli dhe Granit Plava dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt
Next Article Rregulla të reja të BE-së, nga 2027 ndryshon përbërja, bateritë bëhen të zëvendësueshme

Lajme të ngjashme

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

28 Nëntor 2026 SPORT

“Askush nuk flet për ta”: Thierry Henry përmend rivalët më të mëdhenj të Arsenalit për titullin e Ligës Premier

28 Nëntor 2026 SPORT

Klubi i njohur evropian synon transferimin e Ardon Jasharit në janar

28 Nëntor 2026 SPORT

Babai i sensacionit maroken hap derën një largimi: Barcelona e ka vëzhguar atë për dy vjet

28 Nëntor 2026 SPORT

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026 SPORT

Euro U-21, Shqipëria në grupin B me Spanjën, Italinë dhe Finlandën

26 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin, kohëzgjatjen…

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Më shumë se çdo i dyti person i punësuar në Zvicër është…

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Paga mesatare vjetore për punonjësit me orar të plotë në Bashkimin Evropian…

Lukashenko: Nëse Ukraina i takon Rusisë, Moska duhet t’i kthehet Mongolisë

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka vënë në pikëpyetje argumentet historike që…

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar 28 Nëntorin –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.