Sot, një foto e thjeshtë mund ta transformojë çdo vend në një destinacion turistik me famë botërore, shkruan focus.it.
Kjo ndodhi edhe në Kinë me “Malin e Qenushit”, mali në formën e një qeni të vogël, që i atribuohet qytetarit Guo Qingshan.
Qinshang rastësisht e bëri fotografinë gjatë pushimeve. Duke e postuar atë nën emrin “Mali i Qenushit”, fotografia u bë virale në mediat sociale vetëm brenda pak ditësh, duke grumbulluar 120,000 pëlqime.
Ngjashmëria e çuditshme me kokën e një qenushi që flinte tërhoqi vëmendjen e mijëra vizitorëve që u mblodhën këtu për të kapur një moment magjik me miqtë e tyre me katër këmbë.
Ne jemi në Qarkun Zigui, Provinca Hubei, përgjatë brigjeve të lumit të fuqishëm Jangce. I njohur edhe si Chang Jiang në gjuhën lokale, që do të thotë “lumi blu”, për shkak të ngjyrës që merr, veçanërisht në perëndim të diellit.
Me afërsisht 6,400 kilometra, ai njihet si lumi më i gjatë në Kinë dhe Azi, dhe i treti më i gjatë në botë pas Nilit dhe Amazonës. Lumi Jangce përshkon të gjithë vendin nga perëndimi në lindje, duke u derdhur në Detin e Kinës Lindore pranë Shangait.
Falë lundrueshmërisë së tij, ai ka qenë një rrugë e rëndësishme komunikimi për tregtinë dhe shkëmbimet kulturore midis territoreve të Kinës. Qytetet dhe tempujt e lashtë që shpërndahen në brigjet e tij tregojnë historinë e popullsisë kineze. Përgjatë rrjedhës së tij, vizitorët mund të admirojnë gjithashtu një trashëgimi të larmishme natyrore.
Mali i Qenushit, i rrethuar nga peizazhet e tij mahnitëse, e ka bërë këtë destinacion kinez një nga më të njohurit në vend.
Mali në formë qenushi është i dukshëm nga një pikë e veçantë e lumit: nga këtu, vizitorët mund të admirojnë një iluzion optik të çuditshëm. Formacioni i pabesueshëm shkëmbor, i kombinuar me hije, drita, zgavra dhe bimësi, krijon një kokë qeni që del në lumë.
Poza e qenushit është sikur të pinte ujë ose të shikonte një peshk. Gjithashtu duket sikur po mbron
Turistët dhe dashamirësit e natyrës dynden për të dëshmuar me sytë e tyre këtë fenomen mediatik.



