Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

28 Nëntor 2026

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

28 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

A shkaktohen gurët në veshka nga ushqimet? Ja çfarë thotë shkenca

Press Online20 Prill 2026 LIFESTYLE
Urology and treatment of kidney disease. Doctor doing kidney exam for female patient with kidney disease, soft focus
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kohët e fundit, disa hipoteza kanë sugjeruar se shumica e gurëve në veshka mund të formohen nga oksalatet që gjenden te perimet dhe se deri në 80% e tyre vijnë nga ushqime si spinaqi, panxhari, patatet e ëmbla apo bajamet, sipas BBC.

Megjithatë, ky interpretim është pjesërisht i pasaktë sipas literaturës mjekësore.

Çfarë janë realisht gurët në veshka?

Sipas institucioneve mjekësore si Fondacioni Kombëtar i Veshkave (NKF), në Nju Jork dhe Klinikës Universitare “Mayo Clinic”, në Minesota, SHBA, rreth 70–80% e gurëve në veshka janë kalcium-oksalat.

Por, kjo nuk do të thotë që ato shkaktohen drejtpërdrejt nga perimet.

Ato formohen kur kalciumi dhe oksalati lidhen në urinë, jo thjesht nga ushqimi i ngrënë por kur përqendrimi i urinës është i lartë (dehidratim); gjithashtu kur ka çrregullime metabolike ose dietë të pabalancuar.

A janë perimet shkaku?

Jo në mënyrë direkte. Ushqime si spinaqi, bajamet, panxhari, patatet e ëmbla përmbajnë oksalate, por shumica e oksalateve nuk përthithen plotësisht.

Në zorrë ato shpesh lidhen me kalciumin dhe eliminohen pa problem.

Problemi lind vetëm tek personat e ndjeshëm ose në kushte të caktuara metabolike.

Çfarë e rrit rrezikun?

Sipas studimeve të urologjisë dhe nefrologjisë, dehidratimi mbetet shkaku kryesor; konsumi i ulët i ujit; dieta e tepruar me kripë dhe proteinat shtazore; mungesa e kalciumit në ushqim (jo tepricë) dhe problemet e zorrëve që rrisin përthithjen e oksalateve.

Çfarë rekomandohet?

Ekspertët këshillojnë pirje të mjaftueshme të ujit çdo ditë; kalcium të mjaftueshëm përmes ushqimit (jo suplement pa kontroll); dietë të balancuar, jo eliminim të perimeve; reduktim të kripës dhe ushqimeve shumë të përpunuara dhe kontroll mjekësor për personat me histori me gurë në veshka.

Në realitet, gurët në veshka janë një problem kompleks metabolik ku dieta, hidratimi dhe faktorët gjenetikë luajnë rol së bashku.

Perimet që përmbajnë oksalate nuk janë shkaku i vetëm dhe as kryesor i gurëve në veshka dhe në shumicën e rasteve ato janë pjesë e një diete të shëndetshme.

Previous ArticleTTW: Shqipëria fiton terren si destinacioni i ri evropian për turistët indianë
Next Article Nënshkruhet marrëveshje mes Bankës Botërore dhe Bankës Popullore për pagesa instant dhe integrim në TIPS

Lajme të ngjashme

Qeni dhe pronarja vishen me pizhame identike të Krishtlindjes, videoja bëhet hit në rrjetet sociale

28 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Cilat janë qytetet më të mira në botë për shopping

28 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Studentja në Gjermani gjobitet me 25 euro pasi u ul në këndin e lojërave pa pasur fëmijë me vete

28 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Gjumi i zgjatur te pacientët me sëmundje të zemrës: Rreziku i vdekjes rreth 50 për qind më i lartë

26 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një kopje e lojës “Super Mario” për NES shitet për 96,875 dollarë

26 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Dasma luksoze indiane XXL me 400 000 të ftuar!

26 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin, kohëzgjatjen…

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Më shumë se çdo i dyti person i punësuar në Zvicër është…

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Paga mesatare vjetore për punonjësit me orar të plotë në Bashkimin Evropian…

Lukashenko: Nëse Ukraina i takon Rusisë, Moska duhet t’i kthehet Mongolisë

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka vënë në pikëpyetje argumentet historike që…

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar 28 Nëntorin –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.