Britania e Madhe dhe Franca me mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Britania e Madhe dhe Franca do të udhëheqin një mision ushtarak mbrojtës për të mbrojtur transportin detar.

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer ka deklaruar se “sapo të lejojnë kushtet”, Franca dhe Britania e Madhe do të nisin një mision ushtarak rreptësisht mbrojtës për të “mbrojtur lirinë e lundrimit” në Ngushticën e Hormuzit.

Starmer thotë se misioni mbrojtës do të punojë për pastrimin e minave dhe mbrojtjen e anijeve në zonën e Ngushticës së Hormuzit, shkruan Sky News.

Ai gjithashtu i bashkohet qëndrimit të presidenti francez, Emmanuel Macron, duke thënë se “e gjithë bota duhet të shohë një zgjidhje këtu”.

Rihapja e kësaj rruge ujore jetike duhet të bazohet në “një propozim të qëndrueshëm dhe të zbatueshëm”, thotë ai.

Starmer shton se “Rihapja e ngushticës është një domosdoshmëri globale dhe një përgjegjësi globale. Ne duhet të veprojmë për të rikthyer rrjedhën e lirë të energjisë dhe tregtisë botërore, për të ulur çmimet për qytetarët që punojnë. Qytetarët tanë duhet të shohin rikthimin e paqes dhe stabilitetit dhe ne do të japim kontributin tonë të plotë”.

Britania e Madhe dhe Franca me mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter