Një ngjarje e madhe sportive pritet të zhvillohet këtë verë në Kumanovë, ku për herë të parë do të organizohet turneu ndërkombëtar i karatesë “Kumanova Open 2026”, nën organizimin e Klubi i Karatesë Bashkimi 2002.
Ky aktivitet pritet të mbledhë garues nga i gjithë rajoni dhe më gjerë, duke e kthyer qytetin në një qendër të rëndësishme të sportit të karatesë për një ditë të tërë garash, emocioni dhe fair-play.
Turneu do të mbahet më 13 qershor 2026, dhe do të përfshijë kategori të ndryshme si fëmijë, kadet, junior dhe senior, ndërsa garat do të zhvillohen në disiplinat kata dhe kumite.
Organizatorët kanë paraparë edhe një fond të pasur çmimesh për garuesit dhe klubet pjesëmarrëse, duke përfshirë medalje, diploma, kupa për klubet më të suksesshme dhe shpërblime financiare për vendet e para.
ÇMIMET:
Medalje dhe diplom për vendin e parë
Medalje dhe diplom për vendin e dytë
Medalje dhe diplom për vendin e tretë
për 3 klubet më masovike nga jasht dhe brenda
Kupë për 3 klubet më të suksesshme dhe shpërblime:
Vendi 100E
Vendi 70E
Vendi 50E
Përveç aspektit garues, turneu synon të krijojë një atmosferë festive sportive dhe të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar mes klubeve të karatesë, ndërsa sponsorët dhe përkrahësit e këtij eventi do të nderohen me mirënjohje të veçantë për kontributin e tyre.
“Kumanova Open 2026” pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive të vitit në rajon, duke e vendosur Kumanovën në hartën ndërkombëtare të karatesë.(INA)



