VLEN-i merr shumicën në Këshillin e Sarajit

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Ish-kryetari i Këshillit Komunal të Sarajit, Iljas Veseli, ka reaguar ashpër pas shkarkimit të tij në mbledhjen e fundit të këshillit, duke e cilësuar vendimin si rezultat të “pazareve të natës” dhe interesave të ngushta klanore.

Një shumicë e re prej 10 këshilltarësh (këshilltari i Ash-Sela kaloi me VLEN-in), sipas Veselit, “e krijuar përmes marrëveshjeve të fshehta, ka votuar për largimin e tij nga posti, me mbështetje dhe nxitje nga kryetari i komunës, Muhamed Elmazi”.

Veseli thekson se shkarkimi nuk reflekton vullnetin e qytetarëve, por synon kapjen e plotë të Këshillit Komunal për të kaluar vendime të diskutueshme në favor të grupeve të caktuara politike dhe biznesore.

Ai paralajmëron se në vijim pritet të merren vendime të rëndësishme që, sipas tij, janë në dëm të drejtpërdrejtë të qytetarëve, përfshirë shitjen e tokave nëpër vendbanimet e Sarajit dhe marrjen e një kredie prej 2 milionë euro nga komuna – barrë që do të bie mbi taksapaguesit.

“Me mua në krye të Këshillit, vendime të tilla nuk do të kalonin kurrë. Pikërisht për këtë arsye u largova, që t’u hapet rruga këtyre projekteve të dëmshme”, deklaroi Veseli.

Ai shtoi se angazhimi i tij politik ka qenë dhe mbetet në shërbim të qytetarëve dhe mbrojtjes së interesit publik, duke paralajmëruar se bashkë me këshilltarët e AKI do të vazhdojnë të kundërshtojnë çdo vendim që cenon interesin e qytetarëve të Sarajit.

VLEN-i merr shumicën në Këshillin e Sarajit
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter