Plank pas të 50-ave?/Ja se çfarë duhet të dini!

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Plank është një nga ushtrimet më efektive për të forcuar gjithë trupin, por me kalimin e moshës mënyra si e praktikoni bëhet edhe më e rëndësishme. Sidomos pas të 50-ave, qëllimi nuk është të qëndroni sa më gjatë, por ta bëni ushtrimin saktë dhe në mënyrë të sigurt. Ky ushtrim aktivizon muskujt e barkut, shpinës, gluteve dhe këmbëve njëkohësisht, duke ndihmuar në përmirësimin e balancës dhe stabilitetit – dy elementë shumë të rëndësishëm për të reduktuar rrezikun e rënieve dhe dhimbjeve të shpinës me kalimin e viteve.

Sa duhet të zgjasë plank pas të 50-ave? Nuk ka një kohë “perfekte” për të gjithë. Kohëzgjatja varet nga forma fizike, pesha, përvoja me ushtrimet dhe kontrolli i frymëmarrjes. Megjithatë, për personat mbi 50 vjeç: 30–45 sekonda konsiderohen një nivel shumë i mirë për shëndetin 45–60 sekonda tregojnë një formë fizike të mirë Mbi këtë kohë nuk është gjithmonë e nevojshme, cilësia ka më shumë rëndësi se kohëzgjatja. Ekspertët theksojnë se është më mirë të bëni disa seri më të shkurtra me teknikë të saktë, sesa një plank shumë të gjatë me formë të gabuar.

Shumë njerëz fokusohen vetëm te sekondat dhe harrojnë teknikën. Shpina e harkuar ose e ulur poshtë rrit rrezikun për dhimbje mesi, vithet shumë lart, e bën ushtrimin më pak efektiv, mbajtja e frymës, dduhet të merrni frymë normalisht, bërrylat në pozicion të gabuar duhet të jenë direkt poshtë shpatullave, vazhdimi edhe kur forma prishet, më mirë ndaloni menjëherë. Në momentin që trupi humbet vijën e drejtë, ushtrimi nuk është më efektiv dhe mund të bëhet i dëmshëm. Filloni me 2–3 seri nga 20–30 sekonda. Shtoni gradualisht nga 5–10 sekonda çdo javë.

Plank pas të 50-ave?/Ja se çfarë duhet të dini!
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter