Ramush Haradinaj, ka uruar xhudisten Distria Krasniqi për suksesin e saj madhështor në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku u shpall kampione e Evropës për herë të katërt.
Përmes një reagimi emocional, Haradinaj theksoi se Distria i dha sërish ngjyra flamurit të Kosovës dhe e mbrojti titullin me plot meritë përballë konkurrencës më të fortë në kontinent.
“E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi i dha sërish ngjyra flamurit të Kosovës duke na bërë krenar… Distria triumfoi me plot meritë, duke mbrojtur medaljen e artë dhe duke u shpallur për herë të katërt kampione e Evropës në kategorinë e saj. Kosova është krenare me ty!”, u shpreh Haradinaj, duke vlerësuar lart rrugëtimin e saj drejt majave të sportit botëror.



