Fakti/ U akuzua se shpenzoi 4.5 mln euro për një modele, Xhiokeres mohon gjithçka – Sot News

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Sulmuesi i Arsenalit, Viktor Xhiokeres, është bërë shënjestër e një lajmi të rremë që ka qarkulluar në rrjetet sociale dhe disa media, duke pretenduar në mënyrë të pavërtetë se ai ka shpenzuar rreth 4.5 milionë euro në platformën “OnlyFans” për përmbajtje të krijueses Sofie Rain.

Ky pretendim i paverifikuar është përhapur me shpejtësi në mediat online, duke u shoqëruar edhe me një “intervistë” të supozuar mes Xhiokeres dhe modeles, e cila në realitet nuk ka ndodhur kurrë. Përfaqësuesit e të dy palëve kanë mohuar kategorikisht këto raportime, duke theksuar se nuk ekziston asnjë intervistë apo lidhje mes tyre. Ata kanë sqaruar se bëhet fjalë për një informacion tërësisht të fabrikuar.

Me këto reagime, është hedhur poshtë një lajm që kishte marrë përmasa të gjera në internet dhe që rrezikonte të dëmtonte imazhin e sulmuesit suedez.

Fakti/ U akuzua se shpenzoi 4.5 mln euro për një modele, Xhiokeres mohon gjithçka – Sot News
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter