Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

27 Nëntor 2026

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Dimitrieska: FMN-ja përforcon mbështetjen për reformat dhe stabilitetin ekonomik në rajon

Press Online16 Prill 2026 EKONOMI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, si pjesë e Takimeve pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët në të cilën u prezantua programi pesëvjeçar për zhvillimin e kapaciteteve të Qendrës së re Rajonale të Ndihmës Teknike të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Evropën Juglindore (SEETAC).

Qendra, e cila është planifikuar të fillojë me punë më së voni deri në janar të vitit 2027, do të jetë pjesë e rrjetit global të FMN-së për zhvillimin e kapaciteteve dhe do të ofrojë mbështetje për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavinë në përforcimin e institucioneve, krijimin e politikave dhe zbatimin e reformave në përputhje me standardet evropiane.

Ministrja Dimitrieska-Koçoska theksoi në takim se krijimi i SEETAC-ut është hap i rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit me FMN-në për përmirësimin e menaxhimit ekonomik në rajon.

“Si vend, ofrojmë mbështetje të qartë dhe të fuqishme për krijimin e kësaj qendre rajonale, e cila do të jetë instrument i rëndësishëm për përshpejtimin e reformave dhe përforcimin e institucioneve. Përmes SEETAC-ut do të sigurohet qasje në ekspertizë të nivelit më të lartë dhe ndihmë praktike dhe teknike, që do të kontribuojë drejtpërdrejt në politika më efikase, financa publike të qëndrueshme dhe rezistencë më të madhe ekonomike. Ky është  investim i rëndësishëm në kapacitetet e rajonit dhe në perspektivën tonë evropiane”, theksoi ministrja.

Në kuadër të diskutimit u theksua nevoja për përforcimin e mëtejshëm të kapaciteteve institucionale, avancimin e menaxhimit të financave publike, si parakusht për rritjen ekonomike të qëndrueshme dhe integrimin më të shpejtë në Bashkimin Evropian.

Ky angazhim është i fuqishëm dhe në rritje të vazhdueshme, veçanërisht në kontekst të reformave që lidhen me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në kuadër të fazës së parë të punës, SEETAC-u do të fokusohet në rritjen e hapësirës fiskale, përmirësimin e arkëtimit të të ardhurave, rritjen e efikasitetit të shpenzimeve publike, përforcimin e politikave monetare dhe financiare, si dhe avancimin e statistikave dhe kapaciteteve analitike.

Qendra do të sigurojë përkrahje të vazhdueshme përmes këshilltarëve rezidentë, ekspertëve, trajnimeve, punëtorive dhe nismave rajonale, me qëllim të implementimit më efikas të reformave dhe përforcimit të bashkëpunimit rajonal.

Në takim u theksua edhe rëndësia e partneritetit mes vendeve anëtare, FMN-së dhe donatorëve, ku u theksua se buxheti i përgjithshëm për 5 vitet e para shënon 70.4 milionë denarë.

Në kuadër të Takimeve Pranverore, ministrja e Financave mori pjesë në takimin e konstituencës holandeze, anëtare e së cilës është edhe vendi ynë, së bashku me 15 vende të tjera – Principata e Andorrës, Armenia, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Gjeorgjia, Izraeli, Luksemburgu, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Holanda dhe Ukraina.

Gjatë takimit u diskutua për sfidat me të cilat po përballet ekonomia botërore, tensionet gjeopolitike dhe rritjen e pasigurisë. Po ashtu, iu kushtua vëmendje konfliktit në Ukrainë, si dhe operacioneve ushtarake në Lindjen e Mesme, veçanërisht përmes ndikimit të drejtpërdrejtë të çmimeve të naftës dhe gazit dhe përmes ndërprerjes së rutave tregtare të rëndësishme, si dhe masave dhe politikave për përballimin e ndikimit të tyre.

Dimitrieska-Koçoska në Uashington zhvilloi takime edhe me përfaqësues të disa institucioneve financiare dhe korporatave ndërkombëtare.

Previous ArticleAUV parandalon hyrjen e vezëve të pasigurta nga Serbia
Next Article Në 80% të rasteve AI jep diagnoza të pasakta!

Lajme të ngjashme

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Vrasja te Liqeni i Smillkovës, ndalohet një person

26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

VLEN: 2.3 milionë euro u kthehen 26 mijë qytetarëve nga kreditë e shpejta

26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimi i reformave të nevojshme…

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri tha se marrëveshja me fondacionin turk “T3”, të udhëhequr nga kompania…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.