Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

27 Nëntor 2026

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Sela: Ligji i për përfaqësim të drejtë i pushtetit është mashtrim, do të propozoj ligj tjetër

Press Online15 Prill 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj koalicionit VLEN dhe Qeverisë, duke e cilësuar ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat si “mashtrim politik” dhe produkt të VMRO-DPMNE.

Në emisionin ZOOM në RTM2, Sela hodhi poshtë pretendimet e VLEN-it se janë bartës të kësaj kauze, duke theksuar se ai vetë e ka ngritur këtë çështje që në vitin 2017 dhe e ka pasur si shtyllë të fushatës në vitin 2020.

Sipas tij, ajo që po servohet sot nuk është reformë, por një “kopje e dështuar” e balancuesit që edhe më tej do të mbajë situatën e status quo-s për shqiptarët në Maqedoni të Veriut.

Ai paralajmëroi se do të dorëzojë në Kuvend një propozim-ligj alternativ, duke premtuar standarde të qarta dhe masa të rënda ndëshkuese për abuzuesit.

“Ligj do të dorëzojë që të vendojë standardin dhe jo gënjeshtër siç propozohet kjo. Sepse unë jam i dakort kur dikush më thotë ke gabim duhet të shoh një propozim më të mirë. Po dhe ne duhet të vendojmë standart dhe nuk duhet ta lejojmë që kjo të kalojë në këtë formë si mundohen që ta kalojnë. Natyrisht që ligji duhet të ketë edhe mekanizma ndëshkue. Do të ketë gjoba dhe largim nga puna për këdo që manipulon me përkatësinë etnike për të siguruar vend pune”, theksoi Sela.

Sipas tij, ligji aktual tenton të kufizojë të drejtën e deklarimit etnik vetëm në momentin e regjistrimit të popullsisë, gjë që e cilësoi si të papranueshme. Ai propozoi që çdo qytetar të ketë të drejtë të dëshmojë përkatësinë përmes dokumentit zyrtar nga Enti i Statistikave kur konkurron për punë.

Sela ngriti alarmin se drafti i Qeverisë është mbajtur i fshehtë, duke pretenduar se nuk është parë as nga opozita, por as partite shqiptare në pushtet.

“Unë ju garantoj të opozitës shqiptare njëherë, por edhe maqedone. Kërrkush s’e ka parë, s’u ka ardhur dokument zyrtar. Tani edhe për këtë pjesën tjetër jam goxha i sigurtë, s’e kam parë as edhe ata të VLEN-it”, theksoi Sela.

Previous ArticleMickoski: 2 milionë euro investim për 100 automjete të reja, po e kthejmë Postën e Maqedonisë në shërbim të qytetarëve
Next Article Besiktasi synon transferimin e Edon Zhegrovës në verë

Lajme të ngjashme

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Vrasja te Liqeni i Smillkovës, ndalohet një person

26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

VLEN: 2.3 milionë euro u kthehen 26 mijë qytetarëve nga kreditë e shpejta

26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimi i reformave të nevojshme…

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri tha se marrëveshja me fondacionin turk “T3”, të udhëhequr nga kompania…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.