Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

27 Nëntor 2026

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Amarildo Bakaj tërhiqet nga boksi në moshën 26-vjeçare

Press Online15 Prill 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një vendim i papritur ka tronditur opinionin sportiv shqiptar. Boksieri Amarildo Bakaj ka njoftuar tërheqjen nga boksi përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, duke mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij.

Në reagimin e tij, 26-vjeçari rrëfen për një periudhë të vështirë, të mbushur me sfida, zhgënjime dhe mungesë mbështetjeje. Ai thekson se, pavarësisht talentit dhe përkushtimit, rrethanat nuk i kanë krijuar mundësinë për të arritur majat që synonte.

Bakaj shpreh krenarinë për rrugëtimin e tij në ring, duke nënvizuar se gjithmonë ka përfaqësuar Shqipërinë me zemër dhe përkushtim. Në fund të mesazhit, ai falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë karrierës së tij, ndërsa nuk fsheh zhgënjimin për pengesat që, sipas tij, i kanë dalë përpara.

Në postimin e plotë, boksieri ndalet edhe te mungesa e mbështetjes financiare dhe infrastrukturore në sport, duke bërë krahasime me vendet si Anglia dhe SHBA, ku sportistët kanë më shumë mundësi zhvillimi përmes sponsorëve dhe trajnerëve të specializuar. Ai shpreh gjithashtu pakënaqësi ndaj kritikave dhe pengesave që pretendon se i janë vendosur gjatë rrugëtimit të tij.

“Jam në moshën më të mirë për boks, por jam lodhur shpirtërisht dhe nuk mundem më”, shkruan Bakaj, duke lënë të kuptohet se vendimi ka ardhur pas një reflektimi të gjatë personal.

Pavarësisht tërheqjes, ai thekson se do të mbetet gjithmonë krenar për identitetin e tij dhe për faktin që ka përfaqësuar Shqipërinë me dinjitet.

Previous ArticleAbdixhiku emëron Kryesinë e re të LDK-së, mungojnë 15 emra
Next Article Qarkorja në Tetovë: Banorët dhe bujqit në hall me zvarritjen e punimeve

Lajme të ngjashme

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026 SPORT

Euro U-21, Shqipëria në grupin B me Spanjën, Italinë dhe Finlandën

26 Nëntor 2026 SPORT

Zbulohen favoritët e Championsit sipas parashikimeve të “Opta”

26 Nëntor 2026 SPORT

“Yamali i ri” i Barcelonës drejt huazimit, tri klube në garë për të

26 Nëntor 2026 SPORT

PSG dhe Atletico Madridi në garë për transferimin e yllit të Fenerbahçes

26 Nëntor 2026 SPORT

Nga Anglia në Spanjë, Evropa flet për Vedat Muriqin

26 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimi i reformave të nevojshme…

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri tha se marrëveshja me fondacionin turk “T3”, të udhëhequr nga kompania…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.