Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

27 Nëntor 2026

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Miratohet Plani kombëtar për energji dhe klimë 2025–2030

Press Online14 Prill 2026 EKONOMI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Qeveria ka miratuar Planin kombëtar të integruar për energji dhe klimë 2025-2030 – një dokument strategjik që e vendos vendin në një rrugë të qartë drejt transformimit energjetik, zhvillimit të qëndrueshëm dhe përputhshmëri të plotë me politikat evropiane. Plani, i përgatitur me propozim të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para, përbën një instrument kyç për modernizimin e sektorit energjetik dhe përmbushjen e detyrimeve nga Komuniteti i Energjisë dhe rregullativa evropiane.

“Me gjithsej 61 masa konkrete, Plani përfshin 26 masa për dekarbonizim; 20 për efikasitet energjetik; tre për siguri energjetike; 11 për tregun e brendshëm të energjisë dhe një për hulumtim, inovacion dhe konkurrueshmëri. Fokusi është i qartë – ulja e emetimeve të gazrave serrë, rritja e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe përmirësimi i ndjeshëm i efikasitetit energjetik”, njoftoi MEMLP.

Në periudhën e ardhshme, thuhet në njoftim, shteti do të ndërmarrë hapa konkretë për rritjen e investimeve në energjinë diellore, të erës dhe hidroenergjinë, vendosjen e një sistemi çmimi të karbonit sipas standardeve evropiane, zhvillimin e ruajtjes së energjisë dhe infrastrukturës moderne energjetike, si dhe braktisjen graduale të qymyrit si burim energjie. Paralelisht, po forcohet siguria energjetike përmes diversifikimit të burimeve, bashkëpunimit rajonal dhe interkoneksioneve të reja, si dhe liberalizimit të mëtejshëm dhe integrimit të tregut të energjisë elektrike.

Theksohet se me zbatimin e Planit pritet përmirësim i ndjeshëm i cilësisë së mjedisit jetësorë, stabilitet dhe pavarësi më e madhe energjetike, një cikël i ri investimesh në sektorin e energjisë, përshpejtim i tranzicionit të gjelbër dhe zhvillim ekonomik.

“Ky dokument është një vizion i qartë për të ardhmen energjetike të shtetit, në të cilin qëndrueshmëria, inovacioni dhe standardet evropiane bëhen realitet”, thonë nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para.

Previous ArticleMickoski: Në 20 muajt e fundit Drejtoria e doganave ka shënuar rezultatet më të mira të ekzistimit të saj
Next Article PSG po përgatit një transferim të madh prej 100 milionë eurosh nga Liga Premier

Lajme të ngjashme

ISHT obligon kompanitë e kredive të shpejta t’ua kthejnë qytetarëve mbi 140 milionë denarë

26 Nëntor 2026 EKONOMI

Durmishi: Qytetarëve do t’u kthehen deri në 200 milionë denarë nga shoqëritë financiare

26 Nëntor 2026 EKONOMI

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

26 Nëntor 2026 EKONOMI

Durmishi nga Tirana: Ballkani Perëndimor duhet të jetë partner konkurrues industrial i Bashkimit Evropian

25 Nëntor 2026 EKONOMI

Bozhinovska: Po punojmë për pavarësi energjetike, Shkupi synon të bëhet nyje rajonale

25 Nëntor 2026 EKONOMI

MF: Mbikëqyrje e jashtëzakonshme mbi punën e shoqërive financiare, ndalesë 30 ditore për dhënien e kredive nga dy shoqëri financiare

25 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimi i reformave të nevojshme…

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri tha se marrëveshja me fondacionin turk “T3”, të udhëhequr nga kompania…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.