Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

27 Nëntor 2026

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Jordan sportisti më i pasur, Ronaldo komandon në futboll/ Vetëm një grua në top-50!

Press Online12 Prill 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Si çdo vit, revista “Sportico” ka publikuar ren ditjen e 50 sportistëve më të paguar të të gjitha kohërave, duke marrë në konsideratë si fitimet reale ashtu edhe ato të përditësuara sipas inflacionit. Kjo renditje arrin një vlerë totale prej më shumë se 56.2 miliardë dollarësh, duke shënuar rritje krahasuar me vitin e kaluar, kur totali ishte rreth 53 miliardë.

Në “top 50” gjenden vetëm 18 sportistë ende aktivë. Për Italinë, i vetmi përfaqësues është Valentino Rossi, i cili renditet i 30-ti me 740 milionë dollarë. Ndërsa e vetmja grua në listë është tenistja amerikane Serena Williams, në vendin e 41-të me 680 milionë dollarë. Më poshtë ju pasqyrojmë top10 sportistët më të paguar në histori.

1. Michael Jordan (basketboll) – 4.5 miliardë dollarë. Edhe pse është tërhequr që në vitin 2003, ish-basketbollisti ka ndërtuar një perandori ekonomike nga karriera e tij. Pjesa më e madhe e fitimeve vjen nga bashkëpunimi me Nike dhe marka Jordan, e kthyer në një simbol global.

2. Tiger Woods (golf) – 2.88 miliardë dollarë. Ndonëse zyrtarisht mbetet ende aktiv, vitet e fundit është penguar nga problemet fizike dhe çështjet ligjore.

3. Cristiano Ronaldo (futboll) – 2.52 miliardë dollarë. Futbollisti i parë në listë. CR7 është në ndjekje të golit të tij të 1000 në ndeshje zyrtare, ndërsa i mungojnë edhe 33 për të arritur objektivin e jashtëzakonshëm.

4. LeBron James (basketboll) – 2.03 miliardë dollarë. Ylli i Los Angeles Lakers vazhdon të jetë ndër më të paguarit, duke aktivizuar opsionin 52.6 milionë dollarësh për zgjatjen e kontratën e tij deri në vitin 2026.

5. Lionel Messi (futboll) – 1.99 miliardë dollarë. Argjentinasi ka rinovuar kontratën me Inter Miami deri në vitin 2028, që pritet të jetë edhe klubi i tij i fundit. Objektiva i radhës është Kampionati Botëror në SHBA, aty ku do të kërkojë të bëjë bis, pas suksesit të katër viteve më parë në Katar.

6. Arnold Palmer (golf) – 1.85 miliardë dollarë. I njohur si “Mbreti”, ishte një nga figurat që revolucionarizoi golfin në epokën televizive, nisur vitet ’50. Palmer i ka dhënë edhe emrin një pijeje analkolike amerikane, e miksuar me limonadë dhe çaj limoni.

7. Jack Nicklaus (golf) – 1.83 miliardë dollarë. Legjendë e golfit me 18 tituj “Major”, nga vitit 1962 deri në 1986-ën, rekord ende i pathyer. Ndërsa nga viti 1992 deri në 1996-ën ka fituar tetë tituj “seniores”, tjetër rekord që mbetet ende i pathyer.

8. David Beckham (futboll) 1.68 miliardë dollarë. Pas karrierës si lojtar, është bërë president i Inter Miami dhe bashkëpronar i klubit anglez Salford City, skuadër që militon në kategorinë e katërt.

9. Roger Federer (tenis) 1.67 miliardë dollarë. Një nga tenistët më të mëdhenj të historisë, me 20 tituj Grand Slam, i treti për sukseset në kompeticionet më madhore të tenisit, pas Novak Djokovic dhe Rafael Nadal.

10. Floyd Mayweather (boks) 1.57 miliardë dollarë. I pamposhtur në karrierën si profesionit, me 50 fitore dhe asnjë humbje. Ka fituar gjithashtu bronzin olimpik në peshat pupël në “Atlanta 1996”.

30. Valentino Rossi (motoçiklizëm) – 740 milionë dollarë. I vetmi italian në listë, me 9 tituj botërorë dhe 115 fitore.

41. Serena Williams (tenis) – 680 milionë dollarë. E vetmja grua në renditje, me 23 tituj Grand Slam dhe 4 medalje ari olimpike.

Previous ArticleTrump reagon sërish: NATO dhe Britania të gatshme të ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit
Next Article Dy këshilla që ndihmojnë fëmijët të arrijnë sukses në jetë!

Lajme të ngjashme

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Vrasja te Liqeni i Smillkovës, ndalohet një person

26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

VLEN: 2.3 milionë euro u kthehen 26 mijë qytetarëve nga kreditë e shpejta

26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimi i reformave të nevojshme…

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri tha se marrëveshja me fondacionin turk “T3”, të udhëhequr nga kompania…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.