Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

27 Nëntor 2026

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Instagram prezantoi mundësinë për të modifikuar komentet, por ka diçka që duhet të dini!

Press Online11 Prill 2026 TEKNOLOGJI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Meta u jep përdoruesve mundësinë të redaktojnë komentet në Instagram që i lënë në postime, por vetëm brenda 15 minutave pas publikimit. Kjo është e ngjashme me mënyrën se si aplikacioni i rrjeteve sociale trajton redaktimin e mesazheve, një opsion që u prezantua në vitin 2024, 11 vjet pasi u mundësua dërgimi i mesazheve direkte në Instagram (në vitin 2013).

Përdoruesit tani mund të redaktojnë vetëm komentet që kanë lënë nga llogaria e tyre dhe procesi është i thjeshtë. Mjafton të preket butoni “Edit” nën komentin e vet për t’u hapur një kuti teksti, ku mund të ndryshohet, rishkruhet ose editohet ajo që është shkruar, dhe më pas të shtypet shenja blu e “tik”-ut për të ruajtur ndryshimet.

Nga Meta thonë se komentet mund të redaktohen sa herë të dëshirohet brenda atij afati 15-minutësh, kështu që nëse nevojiten më shumë ndryshime, opsioni ekziston. Komentet mund të shfaqen në mënyra të ndryshme në Instagram, përfshirë edhe në Stories që nga viti 2024, prandaj kjo mundësi për redaktim është një shtesë e mirëpritur.

Opsioni i ri është vetëm i fundit në një seri ndryshimesh që Meta ka sjellë në aplikacionin e saj social gjatë muajit të fundit. Më herët në mars, kompania njoftoi se po heq enkriptimin “end-to-end” nga mesazhet direkte në Instagram. Në fund të muajit, Meta gjithashtu filloi testimin e Instagram Plus, një shërbim abonimi që zhbllokon mundësi të reja për funksionin Stories në aplikacion.

Një trend i ri po vihet re në mënyrën se si të rinjtë ndajnë përmbajtje në rrjetet sociale, përdorimi i “Close Friends” në Instagram. Sipas statistikave të fundit, rreth 58% e përdoruesve të rinj preferojnë të publikojnë story vetëm për një grup të kufizuar ndjekësish, në vend të audiencës së gjerë.

Ky ndryshim tregon një zhvendosje nga përmbajtja publike drejt asaj më private dhe më të kontrolluar. Shumë përdorues ndihen më të lirë të shprehen kur e dinë se përmbajtja shihet vetëm nga miq të afërt, duke ulur presionin social dhe frikën nga gjykimi.

 

Previous ArticleSpecialja merr një vendim për Thaçin
Next Article Mickoski: Ndryshimi i politikës bullgare varet nga Brukseli

Lajme të ngjashme

WhatsApp nis shpërndarjen e ‘stickersave’ me zë – ja si funksionojnë

26 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Apple pritet të lançojë përsëri produkte të reja në shkurt!

24 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Samsung vjen me një surprizë së shpejti…

24 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Apple pritet të prezantojë disa produkte të reja në shkurt ose mars 2027

23 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Honor po përgatit një telefon me bateri 13,500 mAh?

23 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Keni bërë gabim në Story? Instagram tani ju lejon ta korrigjoni edhe pas publikimit

22 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI
Lajmet e fundit

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimi i reformave të nevojshme…

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri tha se marrëveshja me fondacionin turk “T3”, të udhëhequr nga kompania…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.