Dy gola të shpejtë dhe pastaj dominim vlonjat, por Flamurtari nuk ia del në “finalen” ndaj Vorës!

featured
Press Online
11 Prill 2026, 21:40

“Finalja” e mbijetesës mes Flamurtarit dhe Vorës, që hapte javën e 31-të të Superiores, nuk ka pasur fitues, pasi është mbyllur me shifrat 1-1.

Një rezultat që i ka shkuar më për shtat ekipit të Vorës që mbetet përsëri larg zonës së rënies direkte nga Superiorja, ndërsa komplikon gjërat për vlonjatët të cilët nuk i largohen dot fundit e tani rrezikojnë të humbasin edhe më shumë kontaktin me ekipet që kanë përpara në klasifikim.

Dy golat erdhën në startin e ndeshjes, ndërsa më pas Vora u mbrojt me rregull duke mos lejuar vlonjatët të sulmonin në pjesën e parë. Këta të fundit provuan gjithçka për gjithçka në fraksionin e dytë të lojës, edhe duke shtuar forcat në repartin e avancuar. Por Harizaj ishte i pakalueshëm dhe ndali tentativat drejt portës së tij për të mbrojtur këtë barazim.

LEXO EDHE: Barcelona përfiton nga hapi fals i Realit, triumfon me “poker” në derbi dhe shkon +9 pikë në krye të La Ligës!

FLAMURTARI-VORA 1-1
13′ Diavara / 6′ Luis Felipe

Nesër, në orën 16:00 Tirana do të përballet me Egnatian, ndërsa Vllaznia pret Teutën në orën 19:00. Të hënën, Bylis – Dinamo në orën 16:00, ndërsa Elbasani – Partizani, që luhet në orën 19:00, përmbyll kalendarin e javës.

LEXO EDHE: Liverpool nuk gabon në garën për Champions, “The Reds” mundin me dy gola Fulhamin!

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.