Masa Arrest në burg duhet të jetë përjashtim, jo rregull. Ky është parimi që vuri në lëvizje Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi për të thirrur në mbledhje Kolegjet e Bashkuara për vendimin e vitit 2011 që përdoret si praktikë unifikuese në caktimin e masave të sigurisë.
Pro kësaj iniciative ishte edhe gazetari Qamil Xhani. I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus ai tha se po mbahen njerëz kot në burg.
Xhani vuri në dukje se dosjet janë prej vitesh të akumuluara e pazgjidhje dhe kohëzgjatja është kthyer në një problem.
Për këtë arsye, sipas tij, ndryshimi ligjor është i domosdoshëm.
“Pse jeni kundër nismës në parim? Keni bërë pafund deklarata ku kërkoni që gjykatat mos t’u binden gjithmonë prokurorëve. Ju vetë duhet të thoni që po mbahen njerëz kot në burg. Vepra e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës të mos përfitojë nga ky ndryshim dhe nuk ndikon tek politikanët. Nëse themi që pas kësaj është qeveria, atëherë ka mbaruar debati. Disa kohë më parë pati një konflikt të hapur për zgjedhjen e kreut të Gjykatës së Lartë. Mund të ketë edhe dritëhije që ne nuk e dimë. Po përderisa biem dakord që SPAK s’po funksionon, dosjet janë aty prej vitesh, atëherë pse mos të bëhet”, tha gazetari Qamil Xhani.
/vizionplus.tv
1 Në mbledhjen e 82-të të Bordit të ShSKUK-së, të martën shkurtimisht u bë e…
Percaktimi i deges se Thaçit te Iballes, lidhja e Galices me Prekazin, dhe risi te…
Anisa Veseli, ka nxitur së fundmi kureshtjen e mijëra ndjekësve të saj përmes një komunikimi…
Një ngjarje tejet e rëndë dhe e paprecedentë ka tronditur ditën e djeshme reality show-n…
Dy të punësuar në Gjykatën Penale të Shkupit janë arrestuar për ryshfet. Njëri prej tyre…
Është fakt që pavarësisht se sa lidhje kemi, ndarja nuk bëhet kurrë më e lehtë.…