Categories: SHOWBIZ

Kjo është gjëja më e keqe që mund të bësh pas ndarjes nga partneri/ja

Press Online
24 Prill 2026, 14:30

Është fakt që pavarësisht se sa lidhje kemi, ndarja nuk bëhet kurrë më e lehtë.

Nuk ka një zgjidhje magjike se si ta kalojmë një lidhje që ka mbaruar, por ka disa gjëra që mund t’i shmangim.

Secili e përballon një ndarje ndryshe, dhe sipas psikologut dhe autorit Grant Brenner, duhet ta njohim shumë mirë veten dhe çfarë funksionon për ne.

Pavarësisht nëse vendimi për t’i dhënë fund lidhjes ishte i ndërsjellë apo e morët vetë, periudha pas një ndarjeje nuk është aspak e lehtë.

Për ta menaxhuar atë, mund të provoni shumë gjëra. Të dilni jashtë, të pini, të hani, të ecni, të qëndroni në shtëpi.

Çfarëdo që të zgjidhni, ka një gjë që duhet ta shmangni me çdo kusht.

Elle Huerta, CEO dhe themeluese e aplikacionit të ndarjes Mend, thotë për popsugar.com: “Ka shumë gjëra që bëjmë kur ndahemi.

Mund të pimë shumë ose të dalim në festë dhe të shmangim ndjenjat tona. Por gjëja më e keqe që mund të bësh është të flasësh me veten negativisht.”

Grant Brenner pajtohet, duke shtuar se një nga gjërat më të rëndësishme pas një ndarjeje është kujdesi për veten.

“Gjëja më e keqe që mund të bësh është ta vendosësh veten në plan të dytë.

Të vendosësh veten në plan të parë do të thotë që i do ata, që i dëgjon nevojat e tyre gjatë një kohe shumë të vështirë. Sigurisht, kjo përfshin të ngrënit mirë, të flini mjaftueshëm dhe të bëni ushtrime fizike.

Kujdesi për veten përfshin edhe njerëzit me të cilët je afër dhe që të ndihmojnë të kalosh ndarjen.”

Nëse nuk keni një mjedis mbështetës ku ndiheni rehat të flisni, përpiquni të gjeni njerëz që ju kuptojnë ju dhe nevojat tuaja.

Shmangni të qëndroni vetëm për një kohë të gjatë dhe jepini vetes mundësinë të shfryheni, sugjerojnë ekspertët.

Press Online

Share
Published by
Press Online

Recent Posts

Shokuese! Konkurrenti i reality show-t tenton të mbysë bashkëpjesmarrësen!

Një ngjarje tejet e rëndë dhe e paprecedentë ka tronditur ditën e djeshme reality show-n…

17 minuta ago

Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet

Dy të punësuar në Gjykatën Penale të Shkupit janë arrestuar për ryshfet. Njëri prej tyre…

33 minuta ago

“Më ka pëlqyer bionde, por…”/Miri ka një koment për flokët e bashkëshortes

Pas përfundimit të eksperiencës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Miri ka ndarë disa…

2 orë ago

Sa litra naftë mund të blihen me një pagë minimale?

Aktualisht, temat më aktuale janë paga minimale, e cila në Maqedoni është 26.046 denarë ose…

3 orë ago

‘Ti thoshte vajzës së tij’, Miri i drejtpërdrejtë me babain e Selin

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Miri, ka vendosur t’i vërë pikat mbi “i” lidhur me…

3 orë ago

Ngjarje e rëndë në Shkup, punëtorët zihen nga dheu i një ndërtese, po vijojnë kërkimet

Sot (24.04.2026), në ora 08:17, në SPB Shkup është denoncuar se në një kantier ndërtimi…

4 orë ago