Categories: MAQEDONI

Botërori 2027 për vajza/ Spahiu e Berisha: Uellsi, kundërshtar i vështirë. Do të japim më të mirën tonë!

Press Online
10 Prill 2026, 03:25

Kombëtarja e vajzave zhvilloi paraditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”. Përfaqësuesja kuqezi po zhvivijon me një program intensiv përgatitor në kuadër të sfidës së parë ndaj Uellsit, që do të luhet më 14 prill në ora 20:15 në stadiumin “Stok Cae Ras“.

Në një prononcim për fshf.org, portierja Rajmonda Spahiu foli për gjendjen e skuadrës, atmosferën në grup si edhe vlerësoi kundërshtaren që do të kenë përballë të martën e ardhshme.

“Të gjitha vajzat janë në kampionat aktiv. Gjendja e tyre fizike duket e mirë. Po bëjmë stërvitje shumë intensive. Kemi një kundërshtar goxha të vështirë dhe na duhet gjendja fizike e mirë. Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Po shkojmë për rezultat pozitiv dhe po shpresoj që do japim më të mirën”.

LEXO EDHE: FSHF dhe Drejtori Teknik, Fulvio Pea mbyllin bashkëpunimin pas tre vitesh e gjysmë!

E keni analizuar me stafin ekipin e Uellsit?

“Stafin e kemi shumë profesionist. Janë munduar të na bëjnë analiza të kundërshtarit, po na bëjnë ato që mund të bëjmë ne në fushë dhe po shpresoj se do ia dalim”.

Edhe Fortesa Berisha, sulmuesja kuqezi që luan tek ekipi i Como-s në Itali u shpreh se përgatitjet po shkojnë shumë mirë dhe se skuadra synon një rezultat pozitiv ndaj Uellsit.

“Përgatitjet po shkojnë shumë mirë. Siç edhe e dimë, Uellsi ka një skuadër shumë të fortë. Edhe ne e kemi dëshmuar shumë herë se jemi një ekip i mirë dhe po mendoj si grup do marrim një rezultat pozitiv. Stafi teknik bën një punë të jashtëzakonshme, si brenda fushës ashtu edhe jashtë. E kemi analizuar shumë mirë Uellsin dhe po besoj se do t’i konkretizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme ato që stafi na ka dhënë si brenda, ashtu edhe jashtë fushës” – tha Fortesa Berisha për fshf.org.

 

Press Online

Recent Posts

Stabilizohet QKUK, furnizohet me stenta

1 Në mbledhjen e 82-të të Bordit të ShSKUK-së, të martën shkurtimisht u bë e…

30 minuta ago

Përcaktimi i degës së Thaçit të Iballes, lidhja e Galicës me Prekazin, dhe risi të tjera nën E-V13>PH2180

Percaktimi i deges se Thaçit te Iballes, lidhja e Galices me Prekazin, dhe risi te…

32 minuta ago

Fansi i bën kërkesen e papritur Anises, këngëtarja habit me veprimin

Anisa Veseli, ka nxitur së fundmi kureshtjen e mijëra ndjekësve të saj përmes një komunikimi…

58 minuta ago

Shokuese! Konkurrenti i reality show-t tenton të mbysë bashkëpjesmarrësen!

Një ngjarje tejet e rëndë dhe e paprecedentë ka tronditur ditën e djeshme reality show-n…

2 orë ago

Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet

Dy të punësuar në Gjykatën Penale të Shkupit janë arrestuar për ryshfet. Njëri prej tyre…

2 orë ago

Kjo është gjëja më e keqe që mund të bësh pas ndarjes nga partneri/ja

Është fakt që pavarësisht se sa lidhje kemi, ndarja nuk bëhet kurrë më e lehtë.…

3 orë ago