Categories: GLOBI

Putin shpall armëpushim të përkohshëm për Pashkët në Ukrainë

Press Online
10 Prill 2026, 02:35

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim të përkohshëm me Ukrainën me rastin e festës së Pashkëve, sipas një njoftimi zyrtar të Kremlinit.

Sipas vendimit të komandantit suprem të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, armëpushimi do të hyjë në fuqi nga ora 16:00 e datës 11 prill dhe do të zgjasë deri në fund të 12 prillit 2026.

Kremlini theksoi se pret që edhe pala ukrainase të ndjekë të njëjtin qëndrim, duke shpallur një armëpushim të ngjashëm gjatë kësaj periudhe festive.

Në njoftim bëhet e ditur se forcat ushtarake ruse kanë marrë urdhër të ndalojnë operacionet në të gjitha frontet, por do të qëndrojnë në gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo veprimi të mundshëm agresiv apo provokimi.

Gjithashtu, autoritetet ruse sqaruan se janë dhënë udhëzime për ministrin e Mbrojtjes, Andrei Belousov, dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralin Valery Gerasimov, për zbatimin e armëpushimit, duke ruajtur njëkohësisht gatishmërinë e trupave për çdo skenar nga pala ukrainase.

Press Online

Recent Posts

Stabilizohet QKUK, furnizohet me stenta

1 Në mbledhjen e 82-të të Bordit të ShSKUK-së, të martën shkurtimisht u bë e…

30 minuta ago

Përcaktimi i degës së Thaçit të Iballes, lidhja e Galicës me Prekazin, dhe risi të tjera nën E-V13>PH2180

Percaktimi i deges se Thaçit te Iballes, lidhja e Galices me Prekazin, dhe risi te…

32 minuta ago

Fansi i bën kërkesen e papritur Anises, këngëtarja habit me veprimin

Anisa Veseli, ka nxitur së fundmi kureshtjen e mijëra ndjekësve të saj përmes një komunikimi…

58 minuta ago

Shokuese! Konkurrenti i reality show-t tenton të mbysë bashkëpjesmarrësen!

Një ngjarje tejet e rëndë dhe e paprecedentë ka tronditur ditën e djeshme reality show-n…

2 orë ago

Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet

Dy të punësuar në Gjykatën Penale të Shkupit janë arrestuar për ryshfet. Njëri prej tyre…

2 orë ago

Kjo është gjëja më e keqe që mund të bësh pas ndarjes nga partneri/ja

Është fakt që pavarësisht se sa lidhje kemi, ndarja nuk bëhet kurrë më e lehtë.…

3 orë ago