Përplasje PS-PD për Integrimin, Mërtiri: Varet nga Bashkimi Evropian, jo nga fushatat politike

featured
Press Online
10 Prill 2026, 08:46

Analisti Ergys Mërtiri ka vënë në pikëpyetje realizueshmërinë e premtimit të kryeministrit Edi Rama për anëtarësimin e Shqipëria në Bashkimi Evropian deri në vitin 2030, duke e cilësuar atë më shumë si pjesë të retorikës elektorale sesa një objektiv konkret të bazuar në realitetin politik.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Roland Zilin, ai tha se procesi i integrimit nuk varet drejtpërdrejt nga qeveria shqiptare, por nga vullneti politik i BE-së, i cili, sipas tij, është ndikuar nga zhvillimet gjeopolitike dhe kërcënimet që vijnë nga Vladimir Putin.

Mërtiri thekson se, nëse Shqipëria do të anëtarësohet në BE, kjo mund të ndodhë më shumë për shkak të interesave strategjike të Europës sesa për arritjet e brendshme të qeverisë.

Megjithatë, analisti paralajmëron se një nga pengesat kryesore mbetet situata e drejtësisë në vend.

INTERVISTA E PLOTË:

Ditët e fundit zoti Rama ka nënvizuar premtimin e qeverisë, ose angazhimin e saj të plotë sipas tij, për të anëtarësuar vendin në BE brenda vitit 2030. Sa realist e shikoni këtë qëndrim të zotit Rama?

Ergys Mërtiri: Këto janë fjalë të cilat nuk janë as realiste, as jorealiste, janë thjesht pjesë e fushatës që zoti Rama bën në kushtet kur ka nevojë të largojë vëmendjen nga skandalet për ta çuar atë te sukseset. Procesi i integrimit mund të realizohet edhe në atë datë, por kjo nuk varet shumë nga Rama, por nga vullneti i BE-së për ta përfshirë Shqipërinë. Prej kohësh, politika europiane ka kaluar te një vullnet për zgjerim për shkak të kërcënimit që vjen nga Rusia. Pra, nëse do të futemi në BE, nuk do të jetë për meritë të Ramës, por ironikisht për “meritë” të Putinit, i cili kërcënon Europën. Megjithatë, ekziston një problem që mund ta vonojë procesin, qëndrimi i qeverisë ndaj pavarësisë së drejtësisë. Reagimet e fundit të BE-së kanë qenë kundër faktit që zoti Rama po pengon hetimet, si në rastin e zonjës Balluku, gjë që përbën një hap prapa në procesin e integrimit.

Zoti Rama deklaroi sot pasdite që nuk është e vërtetë që nëntë vende, siç pretendon opozita kanë vendosur veto ose kanë shprehur kundërshtim zyrtar për bllokimin e negociatave.

Ergys Mërtiri: Unë nuk po them se negociatat janë bllokuar, por Europa ka qenë shumë kritike dhe e ashpër me veprimet e Ramës. BE-ja ka promovuar gjithmonë reformën në drejtësi si suksesin kryesor dhe ndoshta të vetëm real të Shqipërisë, nëse Rama e zhbën këtë, ai po i heq Europës arsyet për të gjetur diçka të mirë te ky vend. Ndarja e pushteteve tregon nivelin e demokracisë dhe është kusht për anëtarësim. Edi Rama, me sulmet ndaj gjyqësorit dhe projektligjet që pengojnë hetimet, po krijon pengesa për arritjen e standarE madhee të nevojshme.

Natyrshëm, opozita dhe shumica duhet të ishin bashkëpunuese kur bëhet fjalë për një hap historik si anëtarësimi në BE. Megjithatë, në Parlament shohim debate dhe akuza. Opozita, sipas PS-së, nuk ka votuar asnjë nga ligjet e fundit të BE-së. Si e shikoni këtë mungesë dëshire për bashkëpunim?

Ergys Mërtiri: Unë nuk besoj se palët janë kaq të përkushtuara për BE-në. Madje, mendoj se as opozita dhe as pozita nuk e duan vërtet BE-në, sepse anëtarësimi vendos kushte që u ulin atyre kontrollin mbi sistemin politik dhe kërkojnë pavarësi gjyqësore. Reforma në drejtësi i kërcënon ata me burgosje, ndaj në thelb, janë pikërisht këta aktorë që e pengojnë integrimin. Edhe pse në retorikë shfaqen sikur janë gati të sakrifikojnë gjithçka, veprimet e tyre nuk çojnë drejt arritjes së standarE madhee të kërkuara nga BE-ja. Shqipëria ishte ndër vendet e para pas viteve ’90 në Ballkanin Perëndimor që nisi këtë rrugë, por sot kemi mbetur ndër të fundit pikërisht për shkak të kësaj politike.

/vizionplus.tv

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter