Anthropic “Glasswing” ndez debat për rolin e inteligjencës artificiale në sigurinë dhe operacionet kibernetike!

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Iniciativa e Anthropic, “Glasswing”, e cila synon përdorimin e modeleve të avancuara të Inteligjencës Artificiale për të identifikuar dhe mbyllur dobësitë në sistemet kritike të softuerëve, po nxit diskutime të gjera në komunitetin e sigurisë kibernetike dhe në institucionet amerikane të inteligjencës, lidhur me ndikimin që këto teknologji mund të kenë si në mbrojtjen ashtu edhe në operacionet sulmuese kibernetike. Sipas Nextgov/FCW, iniciativa e prezantuar nga kompania Anthropic përfshin një bashkëpunim me disa nga aktorët më të mëdhenj të industrisë teknologjike, përfshirë Amazon Web Services, Apple, Cisco, Google dhe Microsoft.

Në qendër të projektit është modeli i pa publikuar “Claude Mythos Preview”, i cili sipas kompanisë ka identifikuar mijëra dobësi sigurie në sisteme të ndryshme operative dhe shfletues interneti. Anthropic ka deklaruar se qëllimi i projektit është orientimi i këtyre kapaciteteve drejt përdorimit mbrojtës, duke paralajmëruar se pasojat e keqpërdorimit të inteligjencës artificiale në infrastrukturat digjitale mund të jenë serioze për ekonomitë dhe sigurinë kombëtare.

Kompania thekson se ka informuar paraprakisht zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane për aftësitë e modelit dhe rreziqet e mundshme që ai paraqet. Zyrtarë dhe ekspertë të sigurisë kibernetike në SHBA po e ndjekin nga afër zhvillimin, duke vënë në dukje se teknologji të tilla mund të përdoren si për forcimin e mbrojtjes së rrjeteve, ashtu edhe për identifikimin e dobësive në sistemet e kundërshtarëve.

Sipas tyre, kjo krijon një dinamikë të re në fushën e sigurisë kibernetike, ku kufiri mes mbrojtjes dhe sulmit bëhet gjithnjë e më i paqartë. Në diskutime është ngritur gjithashtu shqetësimi për rrezikun e përhapjes së këtyre modeleve në duar të aktorëve të huaj, për shkak të natyrës së hapur të shumë sistemeve softuerike që përdoren globalisht.

Anthropic “Glasswing” ndez debat për rolin e inteligjencës artificiale në sigurinë dhe operacionet kibernetike!
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter