Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Andonovski: Maqedonia ka përfunduar dialogun teknik mbi “Roaming si në shtëpi”

26 Nëntor 2026

Kim Jong Un kërkon shtimin e arsenalit bërthamor

26 Nëntor 2026

Lituania: BE ta shpallë organizatë terroriste agjencinë ruse të zbulimit ushtarak (GRU)

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

BDI: Ahmeti u dërgon letër të hapur partnerëve ndërkombëtarë

Press Online9 Prill 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Bashkimi Demokratik për Integrim njofton opinionin publik se Kryetari i partisë, z. Ali Ahmeti, ka përcjellë letrën e tij të hapur për opinionin vendor dhë ndërkombëtar të datës 3 prill, edhe miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe liderëve botërorë dhe personaliteteve të shquara ndërkombëtare.
Në hyrje, Kryetari Ahmeti thekson përkushtimin e vazhdueshëm të BDI-së ndaj zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, ndërtimit të një shteti demokratik dhe multietnik, si dhe integrimit euroatlantik të vendit. Ai shpreh shqetësimin për zhvillimet e fundit politike që prekin këto arritje, përfshirë heqjen e mekanizmit të balancuesit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të komuniteteve, sfidat në funksionimin e institucioneve që zbatojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe iniciativat për minimin dhe kontestimin e këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese.
Letra e hapur, e publikuar më 3 prill 2026, u është adresuar të gjithë ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituar në vend, si dhe liderëve dhe personaliteteve të mëposhtme ndërkombëtare:
Krerë shtetesh, kryeministra dhe ish-udhëheqës:
• Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump
• Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen
• Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer
• Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron
• Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Friedrich Merz
• Kryeministrja e Republikës së Italisë, Giorgia Meloni
• Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush
Poashtu edhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare dhe diplomatëve si:
• Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio
• Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte
• Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska
• Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas
• Ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Michalis Rokas
• Zëvendës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Christopher Landau
• Shefi i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Brendan Hanrahan
• Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Colleen Hyland
• Nënsekretarja e Përgjithshme e OKB-së për Çështje Politike dhe Ndërtim të Paqes, Rosemary DiCarlo
• Ambasadori i BE-së dhe Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë dhe ish-ambasador i BE-së në Maqedoni, Aivo Orav
• Përfaqësuesi i Përhershëm i Sllovenisë në OKB, Samuel Zbogar
• Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Arne Sannes Bjørnstad
• Zëvendës Shefja e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory
Ish-përfaqësues dhe personalitete të shquara ndërkombëtare si: George Robertson, Erwan Fouéré, Federica Mogherini, David Geer, Pieter Feith, Javier Solana, Victoria Nuland, Robert Gelbard, Lawrence E. Butler, Craig Jenness, Donato Chiarini, Catherine Ashton, Christoph Heusgen, Nicolaas Biegman, Larry Butler, Dean Curran, Dennis Blease, Jacob McFerren dhe Daniel Serwer.
Përmes kësaj letre, Kryetari Ahmeti kërkon angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë për ruajtjen e arritjeve të Marrëveshjes së Ohrit, forcimin e stabilitetit dhe avancimin e perspektivës euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Previous ArticleA do të kthehet Konte te Kombëtarja? Moxhi nuk beson
Next Article Uji i gazuar, i shëndetshëm apo rrezik i fshehur? Ja e vërteta që duhet të dini!

Lajme të ngjashme

Andonovski: Maqedonia ka përfunduar dialogun teknik mbi “Roaming si në shtëpi”

26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

26 Nëntor 2026 EKONOMI

BE rikonfirmon perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor

26 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Toshkovski: Femicidi nuk është statistikë, është dhimbje me emër e mbiemër

26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbyllet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: 338 milion euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

25 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Valbon Limani dekoron Gostivarin kuq e zi në prag të 28 Nëntorit

25 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Andonovski: Maqedonia ka përfunduar dialogun teknik mbi “Roaming si në shtëpi”

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që ka…

Kim Jong Un kërkon shtimin e arsenalit bërthamor

Press Online26 Nëntor 2026 GLOBI

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka kërkuar zgjerimin e…

Lituania: BE ta shpallë organizatë terroriste agjencinë ruse të zbulimit ushtarak (GRU)

Press Online26 Nëntor 2026 GLOBI

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Kęstutis Budrys, i ka bërë thirrje Bashkimit…

Mitsotakis: Nuk mund të ketë Evropë të fortë me buxhet të dobët

Press Online26 Nëntor 2026 GLOBI

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar një buxhet evropian të fuqishëm dhe…

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

Press Online26 Nëntor 2026 EKONOMI

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka paralajmëruar kontrolle të intensifikuara…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.