Testohet një injeksion që mund të rikthejë dëmtimet nga osteoartriti/Studim!

featured
Press Online
07 Prill 2026, 10:38

Një studim i ri nga studiuesit e Universitetit të Stanfordit ka sjellë një zbulim që deri më tani konsiderohej pothuajse i pamundur: rikthimin e humbjes së kërcit në nyje të shkaktuar nga mosha. Nëse konfirmohet me sukses edhe te njerëzit në fazat e ardhshme të testimeve, ky zhvillim mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si trajtohet osteoartriti, duke reduktuar në të ardhmen edhe nevojën për ndërhyrje të zakonshme si zëvendësimi i gjurit apo i kofshës.

Studiuesit pranojnë se edhe vetë ata janë befasuar nga rezultatet. “U befasuam. Ishim të mahnitur kur pamë shkallën e rigjenerimit të kërcit”, tha Helen Blau, drejtoreshë e Baxter Laboratory në Stanford. Ajo e zhvilloi studimin së bashku me profesoreshën e kirurgjisë ortopedike, Nidhi Bhutani.

Sipas Blau, fillimisht ilaçi eksperimental nuk ishte menduar për trajtimin e kërcit. Ajo po testonte efektin e tij tek dobësimi i muskujve i lidhur me plakjen, por më pas, pas diskutimeve me një koleg, fokusi u zhvendos tek ndikimi i mundshëm në kërcin e nyjeve. Rezultatet, sipas saj, ishin të qëndrueshme në forma të ndryshme të dëmtimit të kërcit.

Shkaqet më të shpeshta të çalimit janë osteoartriti, dëmtimet e inE madhee të buta dhe radikulopatia lumbare. Çalimi gjatë ecjes mund të jetë shqetësimi kryesor, por rrallëherë është i vetmi. Çalimi, i njohur edhe si ecje antalgjike, mund të jetë pasojë e gjendjeve të ndryshme shëndetësore, nga dëmtimet e përkohshme deri te sëmundjet kronike të kockave, nyjeve apo nervave. Edhe pse shpesh lidhet me dhimbjen në këmbë apo shputë, shkaku mund të jetë më i thellë dhe të përfshijë probleme me shtyllën kurrizore, muskujt apo nyjet, që e vështirësojnë ecjen normale.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter