“Të ulen taksat e karburantit”, Berisha: Çmimi i naftës në rajon 50% më i ulët se në Shqipëri

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Kryetari i PD, Sali Berisha, kërkoi sot në emër të opozitës përgjysmimin e taksave mbi karburantin. Në një komunikim me gazetarët, Berisha deklaroi se ulja e akcizës që ka ndërmarrë qeveria nuk zgjidh asnjë prej problemeve me të cilat përballen sot qytetarët.

“Është e domosdoshme së pari dhe njëherë përgjysmimi i ngarkesës fiskale, ose ulja e ngarkesës fiskale për litrin e naftës në nivelin e venE madhee përreth, në nivelin që e ka sot Maqedonia dhe Kosova, nivel që është pothuajse 50 për qind më i ulët se sa në Shqipëri.”

Berisha kërkoi masa edhe në mbrojtje të fermerëve, të cilët përballen me çmimet e rritura të karburantit.

“Për fermerët duhet përgjysmim i ngarkesës fiskale dhe heqja e akcizës.”

Kryetari i PD, Sali Berisha, u ndal edhe tek sfidat me të cilat përballen pensionistët në këtë periudhë të rritjes së çmimeve. Sipas Berishës, në Bankën e Shqipërisë janë depozituar 240 milionë euro, para të pashpenzuara gjatë vitit të kaluar; por, pavarësisht premtimit të qeverisë, pensionistët nuk kanë marrë asnjë bonus.

“Në qoftë se kemi parasysh sot çmime që nuk kanë ekzistuar kurrë në tregun e zarzavateve, treg në të cilin një kg domate shitet të paktën 7 herë më shtrenjtë se 7-8 vite më parë, pra kjo bën që kjo shtresë prej 750 mijë qytetarësh të ndjejë pamundësinë dhe vështirësi të mëdha ditore për ushqimin e vet. Kjo bën që kjo shtresë të mos mund të blejë ilaçet që i duhen për mjekimin ditor të sëmundjeve, dhe dihet se incidenca e sëmundjeve kronike në këtë shtresë është shumë, shumë e lartë.”

Sipas Berishës, qytetarët janë lënë pa mbështetje përballë rritjes së çmimit të naftës dhe ushqimeve.

/vizionplus.tv

“Të ulen taksat e karburantit”, Berisha: Çmimi i naftës në rajon 50% më i ulët se në Shqipëri
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter