Apeli i Posaçëm ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “pezullim nga detyra” për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Pas shqyrtimit të ankimit gjatë seancës së kësaj të marte Gjykata vendosi të mos ndryshojë vendimin e mëparshëm ndaj ish-numrit dy të qeverisë.
Balluku kishte ankimuar masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar më 22 nëntor, duke kërkuar rrëzimin e saj.
Në vendimin e mëparshëm, GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj saj: “pezullim nga ushtrimi i detyrës dhe funksionit” si dhe “ndalim e daljes jashtë vendit”.



