Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Botërori 2026/ Suedia dhe Çekia shkruajnë emrin mes 48 skuadrave pjesëmarrëse

Press Online4 Prill 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Suedia dhe Çekia i bashkohen Turqisë dhe Bosnjes në Botërorin e kësaj vere që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Skuadra suedeze mposhti në finale të playoffit, pikërisht Poloninë që shoi ëndrrat kuqezi me rezultatin 3-2 duke i dërguar polakët në shtëpi, ndërkohë që ajo fitoi të drejtën për të udhëtuar përtej Atlantikut.

Suedia mori avantazhin që në minutën e 19 me golin e Elangës që shfrytëzoi një asist të Ayari. Në minutën e 33 u bë protagonist Zielinski që i shërbem Zaleëskit me këtë të fundit që nuk gaboi dhe barazoi shifrat në 1-1. Por pak para përfundimit të pjesës së parë, skuadra e Graham Potter mori sërish avantazhit në 2-1 me golin e Lagerbielke, por Polonia sërish reagoi dhe protagonist u bë përsëri Zaleëski, me këtë të fundit që dha asisit te Sëiderski në minutën e 55 që barazoi rezultatin 2-2, gol që fillimisht u anulua por më pas u konfirmua nga sistemi VAR. U duk se kjo ndeshje po shkonte drejt kohës shtesë, por në minutën e 88, Gyokeres veshi mantelin e heroit dhe shënoi golin e fitores 3-2 për Suedinë që preu biletën për në turneun e Amerikës së Veriut, ndërsa për Robert Lewandowski nuk do të ketë një botëror të fundit në karrierën e tij

Ndërsa Çekia arriti  të kalojë Danimarkën në një ndeshje dramatike që kërkoi ekzekutimin e serisë së penalltive që u mbyll 5-3, ndërkohë që koha e rregullt dhe ajo shtesë përfunduan me barazimin 2-2. Sulc i dha avantazhin Çekisë 1-0, por emocionet më të mëdha të kësaj ndeshjeje u shënuan në minutat e fundit. Në minutën e 72 Andersen barazoi shifrat në 1-1 dhe kështu sfida shkoi te 30 minutat e kohës shtesë. Në minutën e 100, Krejci krijoi sërish iluzione te çekët kur shënoi golin e avantazhit në 2-1, por edhe në këtë rast Danimarka u kundërpërgjigj, teksa në minutën e 111 barazoi shifrat në 2-2 me Hogh dhe ky ishte edhe rezultati përfundimtar. Ishte seria e gjuajtjes së penalltive ajo që përcaktoi fituesen kur për nordikët vetëm Eriksen u tregua i saktë në gjuajtjen e tij, ndërsa te Çekia u treguan më të saktë dhe kjo seri u mbyll 3-1 për këtë skuadër që shkon në Botëror, ndërsa Danimarkës i mbetet të tentojë në 2030.

Previous ArticleE rëndë në Itali, 12-vjeçari shqiptar bie nga kati i tetë teksa luante me shokët, ndërron jetë
Next Article Shtatzënia e saj e parë

Lajme të ngjashme

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rama takoi dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Kasami: Vazhdojmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Toshkovski: Pas Kosovës dhe Serbisë, “One Stop” tashmë kemi edhe me Shqipërinë

22 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit…

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut ankohen se pavarësisht angazhimit, këtë vit kanë…

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me Izet Mexhitin, priti kryeministrin…

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim…

Rama takoi dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Kasami: Vazhdojmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.