Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Boshti i terrorit i Iranit po fillon të shkërmoqet!

featured
Press Online
01 Prill 2026, 05:42

Shefi i Shtabit të Forcave Ushtarake të Izraelit, Gjenerallejtënant Eyal Zamir, tha se “boshti i terrorit i regjimit iranian po fillon të shkërmoqet”.

Mediat e huaja raportojnë se deklaratat e tij erdhën pas takimit të tij këtë javë me Shefin e Komandës Qendrore të SHBA-së, Admiralin Brad Cooper.

IDF tha se Zamir dhe Cooper “diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit midis dy ushtrive në operacionin kundër regjimit iranian dhe koordinuan hapat e ardhshëm” gjatë takimit të tyre.

“Përmes veprimeve të sinkronizuara dhe të koordinuara, së bashku po e godasim regjimin terrorist iranian, duke e bërë atë të izoluar strategjikisht dhe më të dobët se kurrë”, thuhej në deklaratën e Zamirit.

“Partneriteti strategjik me aleatin tonë është një burim force i jashtëzakonshëm dhe niveli i tij është i pashembullt në këtë operacion”, tha ai.

Zamir shtoi se “boshti i terrorit i regjimit iranian po fillon të shkërmoqet dhe ne do të vazhdojmë të godasim derisa të arrijmë objektivat tona”.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.