Aktori i njohur kosovar Fatmir Spahiu ka reaguar me stilin e tij karakteristik, plot ironi dhe humor, në prag të ndeshjes mes Kosova dhe Turqia.
Në një postim që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, Spahiu ironizon pritshmëritë dhe tensionin para ndeshjes, duke theksuar se në fushë gjithçka është e thjeshtë:
“Turkia në Kosovë nuk vjen me Sulltan Sulejmanin e as nuk luajnë me 27 lojtarë. 11 ata, 11 na! Fitore na, humbje ata, kaq e thjeshtë!”
Ai nuk harron të përmendë edhe raportet miqësore mes dy shteteve, duke shtuar me humor se falë respektit për bashkëpunimin sidomos në fushën e sigurisë, “fitorja nuk do të jetë shumë e thellë, por mesatarisht e thellë”.
Në fund, Spahiu shton edhe një batutë tjetër, duke bërë krahasime me çmimet e larta të hoteleve jashtë vendit, çka e bën reagimin edhe më të afërt për publikun.
Postimi i tij është pritur me reagime të shumta, duke reflektuar atmosferën sportive dhe entuziazmin para përballjes së shumëpritur. (INA)


