Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mickoski: Qeveria teknike në dhjetor 2027, zgjedhjet parlamentare në prill 2028

23 Nëntor 2026

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

23 Nëntor 2026

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Lufta në Lindjen e Mesme, Starmer: Nuk do të ketë operacione sulmuese kundër Iranit nga baza jonë në Qipro!

Press Online21 Mars 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryeministri britanik Keir Starmer i ka siguruar aleatët e tij në Qipro se Forcat Ajrore RAF Akrotiri “nuk do të përfshihen” në marrëveshjen e Mbretërisë së Bashkuar me Uashingtonin që i lejon SHBA-së të përdorë bazat për “vetëmbrojtje kolektive”.starmerSipa raportimit të ‘Sky News’ dhe mediave të tjera ndërkombëtare, kryeministri britanik foli me Presidentin e Qipros pasi Irani shënjestroi me raketa balistike bazën e përbashkët Britani-SHBA Diego Garcia.

Në një deklaratë, një zëdhënës i Downing Street tha: “Kryeministri foli me Presidentin e Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, këtë mëngjes. Kryeministri filloi duke nënvizuar se, si partnerë dhe miq të ngushtë, siguria e Qipros ishte me rëndësi të madhe për Mbretërinë e Bashkuar. Kryeministri përsëriti se RAF Akrotiri nuk do të përfshihej në vazhdimin e marrëveshjes së Mbretërisë së Bashkuar me SHBA-në për të përdorur bazat e Mbretërisë së Bashkuar në vetëmbrojtje kolektive të rajonit, duke përfshirë edhe degradimin e aftësive raketore iraniane.”

Kurse informimi nga media qipriotë ishte si më poshtë: “Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, zhvilloi sot, të shtunën, një bisedë të gjatë telefonike me Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer, pas iniciativës së këtij të fundit, në kuadër të kontakteve të rregullta të dy udhëheqësve mbi zhvillimet gjeopolitike në rajonin e gjerë. Gjatë diskutimit, në lidhje me Bazat Britanike në Qipro , Presidenti Christodoulides iu referua si problemeve që kanë lindur, ashtu edhe mësimeve të nxjerra nga menaxhimi i krizës deri më tani. Në këtë kontekst, ai paraqiti një propozim specifik për fillimin e diskutimeve përkatëse”.

Dhe shtuan se: “Kryeministri britanik i përsëriti Presidentit qipriot se siguria e Republikës së Qipros është themelore për Mbretërinë e Bashkuar dhe në këtë drejtim ata kanë marrë vendimin për të forcuar mjetet që do të kontribuojnë në masat parandaluese që janë marrë. Keir Starmer përsëriti se Bazat Britanike në Qipro nuk do të përdoren në asnjë operacion ushtarak agresiv”.

Previous ArticlePas Big Brother, Klodi zbulon planet e tij dhe raportet me Elijonën
Next Article Ka bërë një punë fantastike

Lajme të ngjashme

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

23 Nëntor 2026 GLOBI

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

23 Nëntor 2026 GLOBI

Rutte: Vendet e NATO-s përballen me kërcënime në rritje, aleatët duhet të forcojnë mbrojtjen

23 Nëntor 2026 GLOBI

Tregjet aziatike në rënie për shkak të shqetësimeve mbi investimet në IA-në

23 Nëntor 2026 GLOBI

Pesë ish-kryeministra britanikë kundër rikthimit në BE, Blair: Brexit ishte gabim, por debati s’duhet rihapur

23 Nëntor 2026 GLOBI

NATO shqyrton masat e mbrojtjes pas incidentit me raketat ruse në Poloni

23 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Mickoski: Qeveria teknike në dhjetor 2027, zgjedhjet parlamentare në prill 2028

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë në prill të vitit 2028,…

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul rikonfirmoi sot gatishmërinë e NATO-s, për…

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez, ka propozuar vendosjen e një takse…

Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

Press Online23 Nëntor 2026 EKONOMI

Shqipëria ka potencial të mobilizojë deri në 929 milionë dollarë investime private…

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryesuesja e Komisionit për Integrim Evropian, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar nga ambasadori…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.