Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Tregjet aziatike në rënie për shkak të shqetësimeve mbi investimet në IA-në

23 Nëntor 2026

Ndalohet 31-vjeçari nga Tetova, ishte i dënuar me një vit burg

23 Nëntor 2026

Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Shqipëria, e 9-të në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2026

Press Online19 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Shqipëria ka arritur një tjetër progres të rëndësishëm në fushën e sigurisë kibernetike, duke u renditur në vendin e 9-të në botë sipas National Cyber Security Index (NCSI), me një rezultat prej 92.5 pikësh.

Ky pozicionim përfaqëson një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme, duke reflektuar një ngjitje të qëndrueshme nga vendi i 54-t në vitin 2023 dhe vendi i 15-të në vitin 2025, drejt një renditjeje ndër vendet më të avancuara në nivel global në këtë fushë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot raportin e NCSI, sipas së cilit Shqipëria vlerësohet për progresin në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe për përmirësimin e mekanizmave të koordinimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale.

Vlerësimi i NCSI bazohet në analizën e kapaciteteve kombëtare për menaxhimin e rreziqeve kibernetike, përfshirë kuadrin ligjor dhe politik, mbrojtjen e shërbimeve thelbësore, menaxhimin e incidenteve kibernetike, si dhe zhvillimin e kapaciteteve dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Rezultati i Shqipërisë reflekton përmbushjen e një game të gjerë treguesish që lidhen me organizimin institucional, reagimin ndaj incidenteve dhe masat parandaluese në nivel kombëtar.

Gjatë kësaj periudhe, strukturat përgjegjëse kanë menaxhuar me sukses një sërë incidentesh dhe kërcënimesh kibernetike, duke forcuar kapacitetet për identifikimin, analizimin dhe reagimin në kohë reale. Përvoja e krijuar nga këto raste ka kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe në rritjen e qëndrueshmërisë së sistemeve të informacionit në nivel kombëtar.

Sipas raportit, Shqipëria vlerësohet për progresin në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe për përmirësimin e mekanizmave të koordinimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale.

Renditja në këtë nivel konfirmon avancimin e Shqipërisë në ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm të sigurisë kibernetike dhe përputhjen me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në këtë fushë.

Çfarë është NCSI?

National Cyber Security Index (NCSI) është një indeks ndërkombëtar që mat nivelin e përgatitjes së shteteve për të parandaluar kërcënimet dhe për të menaxhuar incidentet kibernetike. Ai zhvillohet nga E-Governance Academy (EGA) në Estoni, një organizatë e njohur globalisht për ekspertizën në qeverisjen digjitale dhe sigurinë kibernetike.

Indeksi përfshin 112 shtete dhe vlerëson mbi 40 indikatorë që mbulojnë: kuadrin ligjor dhe institucional, mbrojtjen e shërbimeve kritike dhe të dhënave personale, kapacitetet e reagimit dhe menaxhimit të krizave, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Previous ArticleRemitencat në Kosovë arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, rritje 4%
Next Article Kallas: BE ka mënyra për të anashkaluar veton e Hungarisë për Ukrainën

Lajme të ngjashme

Bie numri i familjeve që marrin ndihmë sociale në Kosovë

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Tregjet aziatike në rënie për shkak të shqetësimeve mbi investimet në IA-në

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Tregjet financiare në Azinë Lindore, shënuan rënie sot, pas humbjeve të mëdha…

Ndalohet 31-vjeçari nga Tetova, ishte i dënuar me një vit burg

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

MPB njofton se ka arrestuar një 31-vjeçar nga Tetova, i cili ishte…

Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani nga VLEN, ka reaguar ndaj…

BDI: Nga 817 bursa të ndara, vetëm 80 nxënës shqiptarë

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënës për vitin shkollor…

Bie numri i familjeve që marrin ndihmë sociale në Kosovë

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Numri i familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale në Kosovë…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.