Harry Styles “thyen” listat! Albumi i ri debuton direkt në vendin e parë dhe vendos rekord të ri shitjesh?

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Harry Styles po shënon një tjetër moment të madh në karrierën e tij muzikore. Këngëtari britanik ka publikuar albumin e tij të katërt në studio, “Kiss All The Time”, i cili është ngjitur menjëherë në vendin e parë të Official Albums Chart.

Albumi ka realizuar javën më të madhe të hapjes për një artist solo mashkull në pothuajse një dekadë, që nga albumi “Divide” i Ed Sheeran në vitin 2017.

Sipas të dhënave të Official Charts Company, projekti ka shitur mbi 183 mijë kopje vetëm gjatë javës së parë, duke kaluar me rreth 70 mijë kopje edhe albumin e tij të mëparshëm, Harry’s House.

Albumi i ri ka dominuar gjithashtu listën e albumeve më të shitura në vinyl, me më shumë se 66 mijë kopje të shitura, duke u bërë vinyl-i më i shitur i vitit 2026 deri tani.

Ndërkohë, kënga “American Girls” nga albumi ka arritur gjithashtu vendin e parë në listën e single-ve, duke i shtuar edhe një tjetër sukses artistit që më parë ka kryesuar listat me hite si “Sign of the Times” dhe “As It Was”.

Albumi, i publikuar më 6 mars, sjell një kombinim të tingujve disco, rock dhe funk, ndërsa kritikat e para e kanë cilësuar projektin si një nga më të guximshmit dhe më eksperimentalët në karrierën e Harry Styles.

Harry Styles “thyen” listat! Albumi i ri debuton direkt në vendin e parë dhe vendos rekord të ri shitjesh?
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter