Chaz Bono, djali 57-vjeçar i këngëtares legjendare Cher dhe të ndjerit Sonny Bono, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me partneren e tij prej shumë vitesh, Shara Blue Mathes.
Çifti, që njihen që nga adoleshenca, kurorëzuan dashurinë më 8 mars në një ceremoni elegante të frymëzuar nga stili klasik i Hollywood-it.

Dasma u mbajt në hotelin e famshëm Hollywood Roosevelt Hotel, një vend ikonë për historinë e kinemasë amerikane.
Sharan e takova për herë të parë më shumë se 40 vjet më parë, kur ishim vetëm adoleshentë
-tregoi Bono për mediat.
Ai shtoi se është e rrallë që dikush të martohet me personin e parë që ka puthur ndonjëherë, sidomos pas kaq shumë vitesh.
Sipas tij, partnerja e plotëson në çdo aspekt të jetës.
Ajo më bën të ndihem i plotë, sepse e di që do ta kem gjithmonë pranë si partnere, si shoqen time më të mirë dhe dashurinë e jetës sime. Çfarëdo që të sjellë jeta, bashkë do të jemi gjithmonë më të fortë
Chaz është djali i Cher dhe ish-bashkëshortit të saj Sonny Bono, me të cilin këngëtarja krijoi në vitin 1964 duetin e famshëm Sonny & Cher. Artistja ka edhe një djalë tjetër, Elijah Blue Allman, nga martesa me muzikantin Gregg Allman, të cilët tashmë kanë ndërruar jetë.

Në një intervistë për Vanity Fair në vitin 2010, Cher foli me krenari për djemtë e saj, duke thënë se të dy janë shumë të talentuar dhe artistikë, edhe pse shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri.
Chaz lindi me emrin Chastity Bono dhe më vonë kaloi procesin e tranzicionit, duke ndryshuar gjininë. Ai u rrit në New York City dhe ndoqi shkollën prestigjioze “Fiorello H. LaGuardia High School of Music & Art and Performing Arts”.
Në vitin 2011 ai hyri në histori si garuesi i parë transgjinor në spektaklin televiziv “Dancing with the Stars”. Po atë vit, në Sundance Film Festival u shfaq premierë dokumentari mbi historinë e tij personale, Becoming Chaz.
Ndërkohë, nëna e tij Cher ka qenë gjithmonë një mbështetje e fortë për të dhe shpesh ka reaguar publikisht ndaj kritikave apo komenteve transfobike të drejtuara ndaj djalit të saj.
Chaz është shumë i lumtur, jashtëzakonisht i lumtur. Nuk e kuptoj pse disa njerëz e kanë problem këtë. Ata thjesht kanë frikë dhe nuk dinë si ta kuptojnë
-është shprehur ajo.



