“Turp për burrin dhe babanë që je!” Motra e Mateo Borrit shpërthen pas deklaratës së Rogertit!

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Një debat i ashpër mes Mateo Borrit dhe Rogert Sterkajt ka ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi situata kaloi kufijtë e një përplasjeje të zakonshme verbale.

Gjatë konfliktit, Rogerti përmendi motrën e Mateos, një veprim që u konsiderua nga shumë ndjekës si i papërshtatshëm dhe jashtë çdo norme etike.

Pas këtij momenti, reagimi i familjes nuk vonoi. Motra e Mateos vendosi të flasë publikisht përmes rrjeteve sociale, duke shprehur indinjatën e saj për atë që ndodhi.

Kjo është situata më e turpshme që kam parë dhe dëgjuar ndonjëherë. Turp për burrin dhe babanë që je dhe çfarë shembulli jep jashtë. Mos ta ktheftë Zoti siç ke zemrën se as hasmin s’do doja ta shihja aq keq. Po kursehem me fjalët

-shkroi ajo, duke e bërë të qartë zhgënjimin e saj.

Megjithatë, reagimi i saj nuk ishte vetëm kritik. Ajo shfrytëzoi momentin për të shprehur krenarinë dhe mirënjohjen ndaj vëllait të saj, duke e quajtur Mateon “heroin” e saj dhe duke theksuar mbështetjen që ai i ka dhënë ndër vite.

Ngjarja ka hapur debat të gjerë në rrjet, me shumë ndjekës që diskutojnë mbi kufijtë e përplasjes në publik dhe përfshirjen e familjarëve në konflikte personale.

“Turp për burrin dhe babanë që je!” Motra e Mateo Borrit shpërthen pas deklaratës së Rogertit!
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter