Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

22 Nëntor 2026

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

22 Nëntor 2026

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Intelektuali si dekor i injorancës

Press Online2 Mars 2026 OPINIONE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Nga Shkelzen Halimi

Në shoqërinë shqiptare paradokset jo vetëm që janë të shumta, por edhe të dhimbshme. Kështu, ndër të tjera, ka kohë që disa intelektualë shërbejnë vetëm si figurantë, si kukulla kineze e në rastin më të keq edhe si zbukurim i injorancës. Në vend që ata të jenë zëri kritik dhe ndërgjegje morale e kohës, në të shumtën e rasteve zgjedhin heshtjen ose marrin anën e pushtetet duke legjitimuar edhe shumë paradokse të tjera.

Karakteristikë e vetme e intelektualit përballë pushtetit është guximi për ta sfiduar atë, por edhe për t’i vënë në pikëpyetje mekanizmat e autoritetit që shërbejnë për manipulimin e popullit. Disa intelektualë të sotëm shqiptarë, sidomos nga Maqedonia e Veriut, të veshur me kostume e kollare, më shumë qëndrojnë para pasqyrës se sa para të vërtetave të shumta që po cenojnë të drejtat e shqiptarëve.

Janë disa biçim analistë, kuptohet që mendojnë se janë intelektualë, të cilët jo që nuk kanë mendim të tyre për çështje vitale që ndërlidhen me indin kombëtar, por edhe atë që e thonë, nuk e kuptojnë as vetë, sepse edhe ata, të kamufluar, kanë zgjedhur rehatinë. Pra: edhe ujku i ngirë, edhe dhentë në numër. Dhe si të dëgjohet zëri i tyre, kur këta intelektualë, kanë disa apetite të çuditshme, të cilat nuk i kapërdin as shkenca fantastike. Kalkulimet e tyre që ta “gjuajnë gurin e ta fshehin dorën” shkojnë deri aty sa ata duan të lagen, por pa hyrë në ujë ose disa shkojnë edhe më larg dhe u ngjajnë disa femrave të cilat duan të ngelin shtatzënë, por pa pasur kontakt.

Është e natyrshme që rendi politik të “prodhojë” intelektualët e vet. Por, me disa intelektualë shqiptarë është ndryshe, ata i shkojnë vetë ujkut (pushtetit) në gojë. Intelektualët e këtij soji janë me dy fytyra, sepse ditën nëpër çajtore e kafene bëhen kinse mbajnë anën që u takon, kurse natën para pushtetit i ulin pantallonat. Ndaj dhe sot e kësaj dite nuk kemi një intelektual të vërtetë që është në gjendje ta artikulojë apo mbrojë qoftë edhe qëndrimin e elitës politike në pushtet.

Shumë intelektualë, të etur për pushtet, pajtohen që të jenë nën urdhrat e injorantëve partiak, të cilit, për shkak të devotshmërisë së tyre ndaj partisë, shpërblehen me vende udhëheqëse, duke i legjitimuar edhe moralisht strukturat sunduese partiake. Në këtë mënyrë intelektualit përfundimisht i qepet goja dhe bëhet shtyllë e ngufatjes së zërit kritik.

Përditshmëria na dëshmon se i ashtuquajtur intelektual shqiptar fare lehtë i justifikon vendimet politike edhe kur ato janë antishqiptare, ose duke u bërë figurë pushteti, zëri kritik shndërrohet në zëdhënës pushteti.

Fatkeqësisht, shumë intelektualë, gjithandej hapësirave shqiptare, janë bërë “fytyra publike” të pushtetit, duke krijuar iluzione të natyrave të ndryshme, me qëllim që pushtetit t’i zgjatet jeta sa më shumë. Ky lloj i intelektuali ynë ka kohë që është bërë pjesë e skenografisë së pushtetit, duke u shndërruar në një lloj drite të zbehtë që ndriçon fytyrën e atyre që nuk kanë as vizion e as dije.

Injoranca nuk është vetëm mungesë e dijes, por arrogancë e padijes. Pushteti i paditur gjithmonë kërkon legjitimitet, ndaj i drejtohet intelektualit, i cili shndërrohet në fasadë. Dhe ja tek arrijmë te simbioza fatale: injoranti sundon, kurse intelektuali bëhet dekor.

Është e qartë se shumë intelektualë shqiptarët nga ana e pushtetit trajtohen si stoli. Në fakt, intelektualët e përdorur nuk e kanë kuptuar se pushteti ka nevojë vetëm për hijen e tyre. Dhe kur hija zë vendin e substancës, errësira bëhet normë. Intelektuali i vërtetë, ai që ka mendim dhe vizion të qartë, kurrë nuk do të pranonte të bëhet pjesë e mobilimit simbolik të pushtetit. Në të kundërtën, do ta humbte kuptimin misioni i tij.

Previous Article​Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi viziton Kosovën
Next Article Rënie e kostos në ndërtimtari te objektet e reja

Lajme të ngjashme

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

20 Nëntor 2026 OPINIONE

Nga vjen emri i Tiranës

16 Nëntor 2026 OPINIONE

Kapërcimi i hendekut në sundimin e së drejtës

5 Nëntor 2026 OPINIONE

Atë që ta bën lufta brenda llojit, nuk ta bën as Ir(f)ani, as Rusia, as Amerika!

5 Nëntor 2026 OPINIONE

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

5 Nëntor 2026 OPINIONE

Një kthesë për Kosovën dhe Serbinë

30 Tetor 2026 OPINIONE
Lajmet e fundit

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

Press Online22 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kufiri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të funksionojë përmes një…

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

Press Online22 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet sot në Qafë Thanë për…

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dita e Alfabetit Shqip nuk është vetëm një përvjetor historik, por edhe…

Sali: Në Ditën e Alfabetit, ndërtojmë ura bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka vlerësuar promovimin…

Mickoski: Korridori 8 do të përfundojë plotësisht deri në vitin 2029

Press Online22 Nëntor 2026 EKONOMI

Ndërtimi i segmenteve të autostradës së Korridorit 8 në pjesën perëndimore të…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.