Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Arresti shtëpiak i Grubit, institucionet gjyqësore zhvendosin përgjegjësinë

Press Online25 Shkurt 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Bashkim Selimi, vlerëson se përcaktimi eventual i përgjegjësisë për propozimin për arrestin shtëpiak të ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, siç e përmendi ditë më parë ministri i Drejtësisë, Fillkov, i takon Kryeprokurorisë dhe jo Këshillit. Pa hyrë në detaje të thirrjes së Fillkovit, Selimi thekson se nuk përjashtohet mundësia që çështja të diskutohet mes anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve, nëse paraprakisht paraqitet ndonjë ankesë. Megjithatë, vendimi final për përcaktimin e përgjegjësisë eventuale nuk është në duart e tyre, por në PThP. Në pyetjen se sa e zakonshme është praktika e prokurorëve për të vendosur masën e arrestit shtëpiak për një person të kërkuar me urdhër ndërkombëtar dhe nëse kjo nuk bie ndesh me rregulla dhe norma të caktuara, Selimi u përgjigj se ky është qëndrim i Prokurorisë, e cila ka marrë vendimin, dhe ai si kryetar i Këshillit nuk mund të shtojë asgjë më tepër për këtë.

“Po, në media kam dëgjuar se u bë thirrje, por sipas ligjit dhe kompetencave të Këshillit të Gjyqësorit dhe të Prokurorëve, roli ynë është pak më ndryshe. Ne mund ta diskutojmë këtë çështje, por vendos Kryeprokuroria dhe Prokuroria e Lartë, ku ekziston edhe hierarkia. Si Këshill i Prokurorëve mund të diskutojmë, mirëpo diskutimi ynë është thjesht konsultativ. Ndërkohë, Prokuroria e Republikës dhe Prokurori i Lartë Publik po ndjekin çështjet konkrete, ndërsa ne punojmë vetëm mbi bazë të ankesave.”, – deklaroi kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Bashkim Selimi.

Në ndërkohë edhe kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, thotë se nuk janë plotësuar kushtet për përcaktimin eventual të përgjegjësisë.

“Këshilli Gjyqësor gjithmonë po vepron sipas kompetencave ligjore dhe kur ekziston nevoja për raste konkrete. Por, duke u bazuar në kërkesën që na është drejtuar, mendoj se asnjë nga këto kushte nuk është përmbushur deri tani.”, – theksoi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski.

Ministri i Drejtësisë u bëri thirrje publike të gjithë të përgjegjshmëve për vendosjen e masës së arrestit shtëpiak për Grubin, duke theksuar se përgjegjësia për këtë vendim duhet të identifikohet me emër e mbiemër. Ai ftoi Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë që të shqyrtojnë këtë rast dhe të vendosin nëse ekziston përgjegjësi nga ana e gjyqtarit dhe prokurorit. Fillkovi njëherësh kërkoi sqarime nga prokurori publik Daniel Kocev; drejtuesi i Prokurorisë, Anel Fidoski, dhe gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, Marin Stanevski.

Previous ArticleKE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor
Next Article iPhone 18 Pro do të ketë një kamerë selfie të përmirësuar?!

Lajme të ngjashme

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rama takoi dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Kasami: Vazhdojmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Toshkovski: Pas Kosovës dhe Serbisë, “One Stop” tashmë kemi edhe me Shqipërinë

22 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit…

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut ankohen se pavarësisht angazhimit, këtë vit kanë…

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me Izet Mexhitin, priti kryeministrin…

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim…

Rama takoi dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Kasami: Vazhdojmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.