Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rama vizitë në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Manastir, në 100-vjetorin e hapjes

22 Nëntor 2026

Rama: Shqiptarët në MV janë popullsi shtetformuese

22 Nëntor 2026

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Jurisprudenca: Studentët takuan euroambasadorin i cili më herët porositi që çështja mos të politizohet

Press Online20 Shkurt 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Studentët të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në shqip krahas maqedonishtes kanë takuar ambasadorin e Bashkimit Evropian, Mihailis Rokas, të cilit ia kanë shprehur shqetësimin e tyre.

Nismëtari i iniciativës, Mevlan Ademi tha se ngritën shqetësimin tonë për diskriminimin gjuhësor dhe pengesat për të hyrë në provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

“Theksuam qartë se çdo praktikë që kufizon të drejtën për arsim dhe profesion në gjuhën amtare bie ndesh me parimet themelore të barazisë, mosdiskriminimit dhe sundimit të ligjit”, tha Ademi.

Euroambasadori Mihailis Rokas është i njoftuar me këtë çështje, pasi ditë më parë ai porositi që çështja mos të politizohet dhe të ketë dialog gjithëpërfshirës.

“Jemi në dijeni për këtë çështje, e cila ka marrë shumë vëmendje gjatë ditëve të fundit. Natyrisht, Kushtetuta dhe legjislacioni kombëtar duhet të shqyrtohen dhe, kur lindin çështje të tilla, është thelbësore të zhvillohet dialog gjithëpërfshirës me të gjitha palët e përfshira, mundësisht pa politizim”, tha Rokas.

Studentët së fundmi kanë pasr takime të ndryshme me përfaqësues politikë, institucione dhe ndërkombëtarë lidhur me provimin e jurisprudencës.

Çështja e provimit të jursprudencës në gjuhën shqipe po përcillet me bujë të madhe ditëve të fundit pasi 385 studentë shqiptarë nga tre fakultete të juridikut (UT, UEJL, UNT) në Maqedoninë e Veriut përmes një peticioni kërkojnë nga institucionet që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, në gjuhën në të cilën i kryejnë studimet, pasi siç thonë, u takon me ligj.

Previous ArticlePadi penale ndaj 10 personave për 40 tonët e kapura të marihuanës
Next Article E dashura e yllit të Real Madridit shkakton kaos në Karnavalin e Rios, çfarë ndodhi?

Lajme të ngjashme

Rama vizitë në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Manastir, në 100-vjetorin e hapjes

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rama: Shqiptarët në MV janë popullsi shtetformuese

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

22 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sali: Në Ditën e Alfabetit, ndërtojmë ura bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mickoski: Korridori 8 do të përfundojë plotësisht deri në vitin 2029

22 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Rama vizitë në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Manastir, në 100-vjetorin e hapjes

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama, në vijim të vizitës së tij sot në Maqedoninë…

Rama: Shqiptarët në MV janë popullsi shtetformuese

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së…

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

Press Online22 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kufiri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të funksionojë përmes një…

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

Press Online22 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet sot në Qafë Thanë për…

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dita e Alfabetit Shqip nuk është vetëm një përvjetor historik, por edhe…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.