Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rozë dhe e kuqe: Kombinimi më elegant i dimrit që po ndryshon rregullat e modës

22 Nëntor 2026

PRESSonline, tetë vjet në vijën e parë të gazetarisë së pavarur

22 Nëntor 2026

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Çfarë ndodhi?/Jaden Smith ndërpret intervistën pas pyetjes për Kanye West!

Press Online14 Shkurt 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një moment i papritur nga Jaden Smith ka bërë xhiron e rrjetit. Aktori dhe reperi 27-vjeçar u largua papritur nga një intervistë gjatë premierës së “Coulda Been Love 2” në Los Anxhelos, pasi u pyet për Kanye West. Gjatë bisedës me një gazetare të Complex, Jaden u pyet për bashkëpunimin e tij me dizajnerin Steven Smith, i cili ka punuar më herët me Ye në markën Yeezy. “Shoh që po punon me Steven Smith, i cili ka dizajnuar me Ye. Çfarë po përgatisni?” ishte pyetja që shkaktoi reagimin e menjëhershëm. Në vend të një përgjigjeje, Jaden u largua nga intervista, ndërsa gazetarja komentoi: “Me sa duket nuk do ta marrim vesh kurrë.”

Largimi i tij ndezi menjëherë debat në rrjetet sociale. Disa e cilësuan si mungesë profesionalizmi, ndërsa të tjerë e mbrojtën, duke theksuar se eventi ishte për projektet e tij dhe jo për të komentuar figura të tjera. Jaden, djali i Will Smith dhe Jada Pinkett Smith u emërua drejtori i parë kreativ mashkull i Christian Louboutin, duke mbikëqyrur katër koleksione në vit nga këpucët te aksesorët dhe prezantoi krijimet e para gjatë Javës së Modës për Meshkuj në Paris.

Ai po ashtu ka bashkëpunuar me Steven Smith për një model të ri atleteje. Dizajneri 60-vjeçar ka qenë pjesë e projekteve të Yeezy, çka e bëri lidhjen me Ye të pashmangshme në pyetjen e gazetares. Marrëdhënia mes Jaden dhe Kanye West ka qenë e luhatshme ndër vite. Në një intervistë të vitit 2019, ai kishte deklaruar se nuk ishte më “cool” me disa emra të mëdhenj të industrisë, përfshirë West, Drake dhe Donald Glover, pasi po ndërtonte identitetin e tij artistik dhe nuk ishte më “Little Homie”.

Në vitin 2022, Jaden u largua edhe nga sfilata YZY SZN 9 në Paris, pas prezantimit të bluzave me sloganin “White Lives Matter”. Në atë kohë ai reagoi publikisht duke shkruar: “Isha i detyruar të largohem” dhe “Nëse nuk e ndjej mesazhin, largohem”, duke shtuar edhe deklaratën “Black Lives Matter”. Ndërkohë, Kanye West ka bërë më herët komente thumbuese për familjen Smith, duke përmendur prindërit e Jaden në kontekste polemike.

Previous ArticleMickoski: Reformat e Maqedonisë drejt BE-së të maten me kritere dhe jo me politika ditore
Next Article “Ti më rrëmbeve zemrën”, Shtëpia e Bardhë ironizon Maduron në Ditën e Dashurisë

Lajme të ngjashme

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Romancë e re në showbiz/Aktorja e njohur dhe futbollisti nuk e fshehin më lidhjen!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez ironizon katër martesat e saj të dështuara, fansi e lë pa fjalë me batutën!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Rozë dhe e kuqe: Kombinimi më elegant i dimrit që po ndryshon rregullat e modës

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Njëra sjell butësi, tjetra karakter. Nga palltot elegante te veshjet e përditshme,…

PRESSonline, tetë vjet në vijën e parë të gazetarisë së pavarur

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

8 PRESSonline (www.pressonline.al / www.pressonline.mk / www.pressonline.com.mk) nisi rrugëtimin e tij më…

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Dy komunitete lokale në Peru kanë marrë një vendim me anë të…

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një situatë e pazakontë ka shqetësuar banorët e qytetit Brookline, në Massachusetts…

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.