Categories: GLOBI

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve trepalëshe do të nis më 4 shkurt

Press Online
01 Shkurt 2026, 14:10

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se raundi i ardhshëm i bisedimeve trepalëshe të paqes SHBA-Ukrainë-Rusi do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe më 4 dhe 5 shkurt.

“Ekipi ynë negociator sapo ka dorëzuar raportin e tij,” tha Zelensky, duke bërë të ditura datat për raundin tjetër të takimeve në Abu Dhabi.

Ai shtoi se Ukraina është e gatshme për një dialog të thellë dhe synon të sigurojë që rezultatet e bisedimeve të çojnë drejt një përfundimi të denjë dhe të vërtetë të luftës.

Ky njoftim u bë pas deklaratave të përfaqësuesit presidencial amerikan, Steve Witkoff, i cili tha se takimet midis delegacioneve amerikane dhe ruse në Florida të shtunën ishin “produktive dhe konstruktive” në lidhje me luftën në Ukrainë. Ky takim ishte pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të presidentit Donald Trump për të dhënë fund pushtimit të plotë rus ndaj Ukrainës, i cili shënon këtë muaj përvjetorin e katërt.

Në delegacionin amerikan përfshiheshin Witkoff, Sekretari i Thesarit Scott Bessent, dhëndri i Trump, Jared Kushner, dhe këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Josh Gruenbaum.

Të shtunën, Zelensky theksoi se Kievi është “në kontakt të rregullt me palën amerikane” dhe po priste të merrte informacion mbi raundin e fundit të bisedimeve. “Ukraina është e gatshme të punojë në të gjitha formatet efektive. Ajo që ka rëndësi janë rezultatet. Dhe që takimet të ndodhin. Ne po mbështetemi në takimet javën e ardhshme dhe po përgatitemi për to”, shtoi presidenti.

Raundi i ardhshëm vjen pas një raundi historik negociatash që u mbajt muajin e kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, që ishte hera e parë trepalëshe SHBA-Ukrainë-Rusi që nga fillimi i pushtimit të plotë rus në shkurt 2022.

Press Online

Recent Posts

Shokuese! Konkurrenti i reality show-t tenton të mbysë bashkëpjesmarrësen!

Një ngjarje tejet e rëndë dhe e paprecedentë ka tronditur ditën e djeshme reality show-n…

3 minuta ago

Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet

Dy të punësuar në Gjykatën Penale të Shkupit janë arrestuar për ryshfet. Njëri prej tyre…

19 minuta ago

Kjo është gjëja më e keqe që mund të bësh pas ndarjes nga partneri/ja

Është fakt që pavarësisht se sa lidhje kemi, ndarja nuk bëhet kurrë më e lehtë.…

1 orë ago

“Më ka pëlqyer bionde, por…”/Miri ka një koment për flokët e bashkëshortes

Pas përfundimit të eksperiencës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Miri ka ndarë disa…

2 orë ago

Sa litra naftë mund të blihen me një pagë minimale?

Aktualisht, temat më aktuale janë paga minimale, e cila në Maqedoni është 26.046 denarë ose…

2 orë ago

‘Ti thoshte vajzës së tij’, Miri i drejtpërdrejtë me babain e Selin

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Miri, ka vendosur t’i vërë pikat mbi “i” lidhur me…

3 orë ago